Ismet Kallaba Ulqini si qytet ka mangësi dhe probleme të shumta në aspektin e planifikimit hapësinor, por një ndër problemet evidente është mungesa e një sheshi në kuptimin e mirëfilltë të kësaj fjale.Sheshet janë ndërtime urbane që përdoren për qëllime shumëfunksionale – për tubime politike-shoqërore, protesta, manifestime të ndryshme kulturore (koncerte) etj.Shikuar historikisht, agora ishte një shesh qendror në poliset (qytet-shtetet) antike greke dhe qendër e jetës artistike, shpirtërore, politike dhe sportive e qytetit. Te shqiptarët, logu ishte vendi (sheshi) ku mbaheshin kuvendet, diskutohej për çështje të ndryshme dhe merreshin…
Lexo më shumëCategory: Lajmet
Lajmi i fundit: Tërmet në Kosovë
Një tërmet prej 3 ballë të shkallës Rihter është regjistruar në Kosovë, në ora 23:09. Sipas të dhënave sizmologjike, lëkundja ka ndodhur me epiqendër rreth 15 kilometra në jugperëndim të Prizrenit Thellësia e tërmetit ishte 5 kilometra.
Lexo më shumëNdihma e Zotit e Pushka e Hotit: Lufta e Nokshiqit dhe Fitorja Shqiptare e vitit 1879
(ilistrim foto e bere me AI) 1. Kryetrimi Murat Osmani i derës së moçme të Mahmudëve të Hotit, me istikamin e shpirtit e të barutit: “Ndihma e Zotit!”, në ag’ të 4 dhjetorit 1879 e theu “armëpushimin” me malazezët e Çetinës në frontin e Luftës të Ultinës së Epërme të Limit, me betejat e mëdha në vijën e epiqendrat luftarake Nokshiq-Arzhanicë-Pepaj Ai, luftoi i vetëm derisa u vra trimnisht me plagë në trup, diku përfundi Brezovicës, ende pa hy’ në Pepaj, në përballje me një skuadër vrojtuese-zbuluese-sinjalizuese në pararojë të…
Lexo më shumëAmbasadori i Kosovës në OKB zhvilloi takime me përfaqësuesit e Bahreinit dhe Kolumbisë
Në kuadër të takimeve me shtetet e reja anëtare të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Ambasadori i Republikës së Kosovës në Nju Jork, z. Reka, u prit sot në takime të veçanta nga Ambasadori i Mbretërisë së Bahreinit dhe Ambasadorja e Kolumbisë. Gjatë këtyre takimeve, Ambasadori Reka i uroi Ambasadorit Jamal Fares Alrowaiei, përfaqësues i përhershëm i Mbretërisë së Bahreinit në OKB, si dhe Ambasadores Leonor Zalabata Torres, përfaqësuese e përhershme e Kolumbisë në OKB, për mandatin e tyre dyvjeçar si anëtare jo të përhershme të…
Lexo më shumëAmbasadori i Kosovës në SHBA, z. Reka, mori pjesë në eventin kremtues në Senatin dhe Asamblenë e Shtetit të Nju Jorkut
Në Senatin dhe Asamblenë e Shtetit të Nju Jorkut, në kryeqytetin Albany, u mbajt një event kremtues në vigjilje të shënimit të 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës. Në këtë ngjarje solemne, pas fjalimeve të senatores Jessica Scarcella-Spanton dhe asambleistit Charles D. Fall, të pranishmëve iu drejtua me një fjalim rasti edhe Ambasadori i Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, z. Reka. Gjatë fjalës së tij, Ambasadori Reka ritheksoi se Republika e Kosovës, 18 vite pas shpalljes së pavarësisë dhe 27 vite nga çlirimi, përfaqëson një…
Lexo më shumë