Abazoviq: Kurtin e çmoj, raportet me Ramën i kam vëllazërore, me Vuçiqin shumë të mira

Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq në një intervistë të fundit, ka folur për marrëdhëniet me kryeministrat Edi Rama e Albin Kurtin si dhe me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Abazoviq ka thënë se ka marrëdhënie të mira me Vuçiqin, të cilat janë kryesisht marrëdhënie kolegiale. “Shumë të mira, raportet e mija me Vuçiç janë shumë të mira, janë kolegiale, të gjitha ato që fliten se Vuçiç se ka patur dorë në grushtin e shtetit ose involvimin e qeverisë të re apo diçka tjetër për mua nuk…

Lexo më shumë

NJOFTIM PËR TË PAME NGA FAMILJA DEDUSHAJ

Njoftojmë miqtë, shokët dhe mbarë komunitetin se me rastin e vdekjes së më të dashurit  tonë: Azem Ujkani Dedushaj 01/23/1952 – 09/17/2022 Sipas traditave vëllau  Shpendi , djali Sadria dhe bashkëshortja Shkurta, së bashku me vëllazërinë e gjerë Dedushaj dhe me farefisin mirëpresin vizita ngushëllimi (për burra dhe gra) më 9 Tetor 2022 (e Diele) në: Maestro’s Caterer’s 1703 Bronxdale Ave Bronx, NY 10462  Duke filluar nga ora 10:00AM deri në orën 4:00PM. Redaksia e portalit “Plava e Gucia Sot” familjes DEDUSHAJ i shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta.

Lexo më shumë

Arrestohet një person, dyshohet se i shiti asetet e Kosovës që ndodhen në Bosnje e Mal të Zi

Një person është arrestuar të hënën në Bërnjak, pasi dyshohet se ka kryer shitje të pronave të Republikës së Kosovës të cilat janë nën menaxhim të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, e të cilat gjenden në Bosnje e Hercegovinë dhe Mal të Zi. Sipas policisë, i njëjti ka paraqitur dokumente të rrejshme, duke përdorur nënshkrimin si person zyrtar i autorizuar nga AKP-ja, për shitjen e aseteve. “PKV Bërnjak (NN) 26.09.2022 – 09:00. Me 26.09.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kryer shitje të pronave, të…

Lexo më shumë

Liberalizimi i vizave për Kosovën në rend dite në BE më 13 tetor

Çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën do të jetë në rend të ditës në takimin e grupit punues të Këshillit Evropian, më 13 tetor, konfirmojnë burimet diplomatike të BE-së në Bruksel. Presidenca çeke e BE-së tashmë u ka dërguar letër vendeve anëtare si paralajmërim për diskutimet për këtë temë. Radio Evropa e Lirë ka siguruar qasjen në këtë dokument dhe aty shprehet qartë dëshira e Çekisë që të gjitha vendet anëtare të BE-së të arrijnë konsensus të brendshëm për të mbështetur liberalizimin e vizave për Kosovën. Në këtë letër,…

Lexo më shumë