NEW YORK – Në një aktivitet artistik dhe sensibilizues të mbajtur përballë selisë së United Nations në Dag Hammarskjöld Plaza, u përcoll një mesazh i fuqishëm për drejtësi për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë. Në kuadër të eventit artistik “Thinking of You”, të artistes Alketa Xhafa Mripa, i organizuar në prag të sesionit të 70-të të Komisionit të OKB-së për Statusin e Gruas dhe në International Women’s Day, dëshmuan publikisht dy të mbijetuar të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë: Vasfije Krasniqi Goodman dhe Ramadan Nishori. Lajmi…
Lexo më shumëCategory: Lajmet
Në New York inaugurohet instalacioni publik “Thinking of You” i artistes Alketa Xhafa-Mripa
New York, 8 mars 2026 – Aktivisti dhe ish-anëtari i Këshillit të Bashkisë së New Yorkut, Mark Gjonaj, ka ftuar komunitetin që të marrë pjesë në inaugurimin e instalacionit të artit publik “Thinking of You”, një vepër e artistes shqiptare Alketa Xhafa-Mripa. Ky aktivitet do të mbahet të dielën, më 8 mars 2026, nga ora 1:30 deri në 2:30 pasdite, në Dag Hammarskjöld Plaza, E. 47th Street, New York (mes 1st dhe 2nd Avenue). Instalacioni artistik synon të shprehë solidaritet me të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftërave dhe të…
Lexo më shumëDokumentet e CIA-s: Kiro Gligorovit i janë ofruar 100 milionë dollarë për ta ndryshuar emrin e Maqedonisë
Në vitin 1992, Greqia i ofroi presidentit të atëhershëm të Maqedonisë Kiro Gligorov 100 milionë dollarë në këmbim të ndryshimit të emrit të vendit, por ai e refuzoi propozimin, sipas një dokumenti të deklasifikuar së fundmi të CIA-s. “(…) pavarësisht nevojës së madhe ekonomike të Maqedonisë, Gligorov refuzoi një ofertë private nga zyrtarët grekë prej 100 milionë dollarësh ndihmë financiare me kusht që emri të ndryshohej”, thuhet në dokument, i cili daton më 6 nëntor 1992 dhe u botua në faqet e bibliotekës dixhitale të dokumenteve të deklasifikuara të CIA-s në…
Lexo më shumëShqiptarët në Malin e Zi duhen të binden se janë të lirë
Mes së drejtës në letër dhe realitetit në praktikë, ekziston një boshllëk që nuk mund t’i adresohet gjithmonë shtetit. Një pjesë e madhe e përgjegjësisë bie mbi vetë shqiptarët. Ndoshta ne si komb presim që një kroat apo një serb të dalin në Parlamentin e Malit të Zi e të kërkojnë një ligj i cili i detyron shqiptarët të shkruajnë emrat shqip. Pra, liria për të zgjedhur është liri dhe nëse ne zgjedhim që të mbajmë mbiemra dhe emra të shkruar sllavisht, nuk është faji i shtetit, por është vetëm…
Lexo më shumëAmbasada e Serbisë në Lisbonë është përdorur për fshehjen e kokainës?
Portali malazez “Vijesti” raporton se Ambasada e Serbisë në Lisbonë dyshohet se ka shërbyer në vitin 2020 si vend për fshehjen e kokainës nga një grup kriminal, i drejtuar nga ish-deputeti i “Demokratski Front”, Milo Bozhoviq. Këto pretendime bazohen në mesazhet e shkëmbyera përmes aplikacionit të koduar Sky mes tij dhe Ivan Mijatoviqit. Në aktakuzën e Prokurorisë së Shtetit kundër këtij grupi përmendet një dërgesë kokaine, por nuk specifikohet qartë se ambasada ka qenë vendi i fshehjes; thuhet vetëm se droga është dërguar në një “lokacion të sigurt”. Sipas mesazheve…
Lexo më shumë