Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” po merr pjesë në Panairin mbarëkombëtar tē librit akademik dhe shkencor, i cili është hapur sot në mjediset e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë në Tiranë. Në Panair janë prezantuar disa nga botimet më përfaqësuese të viteve të fundit të “Art Club”-it. Panairi i parë kushtuar librit akademik dhe shkencor zhvillohet në kuadër të Vitit të Akademizmit Shqiptar, shpallur në nderim të 50-vjetorit të themelimit të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, si nismë e përbashkët e saj dhe e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës. Përpos dy…
Lexo më shumëCategory: Lajmet
Ramiz Kukaj organizon mbrëmje të donatorëve në “Çka ka qëllu” për të ndihmuar Qendrën kulturore shqiptare
Me 15 maj në New York do të mbahet mbrëmje e donatorëve në restorantin e njohur “Cka ka qellu” e organizuar nga Ramiz Kukaj, I cili tërë fondin që do të grumbullohet nga kjo mbrëmje do t’ia dedikojë ndërtimit të Albanian Culture Center Staten lsland. Për argëtimin e mysafirëve të mbrëmjes është përkujdesur Albis party I udhëhequr nga Naser Nika, I cili do të sponzorojë pjesëmarrjen e këngëtarit të mirënjohur Ramadan Krasniqit- Dani. Të gjithë dashamirësit që kanë mundësi të kontrbuojnë në këtë nismë madhore janë të mirseardhur me 15…
Lexo më shumëTërmet në Kosovë
Ministria e Ekonomisë ka shpërndarë raportin e Shërbimit Gjeologjik të Kosovës për tërmetin e para një ore, duke konfirmuar që tërmeti ndodhi në ora 23:07, me epiqendër në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe me magnitutdë 5.9 shkallë të Rihterit. “Tërmeti në fjalë është ndier dukshëm nga qytetarët e Republikës së Kosovës për shkak të fuqisë së lartë të tërmetit dhe veprimit e energjisë së liruar në një rreze deri në 400km”, thuhet në këtë njoftim. Njoftimi i plotë: Territori i Kosovës lëkundet nga tërmeti i fuqishëm që goditi Bosnjë dhe Hercegovinën…
Lexo më shumëGjukanoviq mbështet qeverinë e pakicës, Abazoviq pritet të bëhet kryeministër i Malit të Zi
Partia Demokratike e Socialistëve të Malit të Zi ka pranuar të mbështesë qeverinë e pakicës pasi shumica e kërkesave të saja janë përmbushur, tha presidenti i partisë, Milo Gjukanoviq. Dritan Abazoviq tashmë ka kohë që është mandatuar për të krijuar qeverinë e re malazeze, e cila pritet të merr shumë shpejt besimin e deputetëve. “DPS nuk është marrë me çështje të pjesëmarrjes partiake dhe personale në qeveri, por me politika prioritare në fushën e sigurisë, ekonomisë, integrimeve evropiane dhe shëndetësisë”, tha Gjukanoviq. Duke komentuar pretendimet e socialdemokratëve se qeveria do…
Lexo më shumëXhelal Muja – Ublat – trashëgimi kulturore dhe jetike në Krajë
NJË UDHËRRËFYES PËR UBLAT NË KRAJË Autori Xhelal Muja është paraqitur para lexuesit ditë më parë me monografinë “Ublat – trashëgimi kulturore dhe jetike në Krajë”, e cila është një udhërrëfyes për ublat në Krajë. Libri është rezultat i punës hulumtuese disavjeçare të autorit në terren. Ai ka arritur të evidentojë 397 ubla në tërë territorin e Krajës, të cilat janë paraqitur në libër, por është i vetëdijshëm se mund të ketë edhe ubla të tjera që për arsye objektive nuk ka arritur t’i vizitojë apo të sigurojë të dhëna…
Lexo më shumë