20 VJETORI JUBILAR MANIFESTIMI TRADICIONAL KULTUROR “ZËRI I VËLLAZËRISË” PEJË 2019

Me 12 prill 2019 në Pejë, Shoqata e Vëllazërisë Kosovë – Malësi e Madhe “Martin Dreshaj” Pejë, Shoqata Malësi e Madhe dhe Komuna e Pejës, organizuan Manifestimin tradicional kulturor “ZËRI I VËLLAZËRISË”, që ishte takimi në përkujtim të rënies heroike me 12 prill 1999 të deshmorit Shaqir Ramë Tahiraj.

Takimi nisi në fshatin Fierzë (ish Novosellë) ku u bënë homazhe pranë varrezave të deshmorëve dhe u vunë kurora lulesh, në nderim të renies heroike të Shaqir Ramë Tahiraj, të gjithë luftetareve dhe martirëve në kombit.

Me pastaj në Teatrin “Istref Begolli” në Pejë organizaohet mbremje folklorike. Manifestimi nisi me himnin kombëtar dhe një minut heshtje për deshmorët e rënë në të gjitha trojet shqiptare. Moderator i këtij manifestimit ishte Fadil Grabovci, një anëtar shumë vjeçar i shoqatës nikoqire.

Hapjen e bëri Ukshin Jashari, Kryetar i Sh.V. Kosovë – Malësi e Madhe “Martin Dreshaj” në Pejë, duke i falenderuar pjesëmarrsit në këtë aktivitet kaq të madh, duke potencuar “Shoqata aktivitetin në fillim e realize me shoqatat nga Malësia e madhe si me Shoqatën “Ilirikum”, Shoqatën “Gruda” me Shoqatën “Rrapsha e Hotit” me Ansamblin “Shqiponja” me Shoqatën “Dedë Gjon Luli”, për të zgjeruar aktivitetin në Plavë e Guci, ku për disa vite bashkëpunuam me Ansamblin “Majat e Karafilave” dhe me vepritar nga Rozhaja, Ana e Malit e nga Ulqini të cilët gjetën një mbeshtetje vëllazërore në Shoqatën tonë për ti bërë ballë asimilit të egër që po ushtronte Podgrocia mbi popullatën autoktone shqiptare.”

Frashër Racaj, Sekretar i përgjithshëm i Shoqatës nikoqire, duke potencuar “Shoqata jonë këtë vit po e shenon 20 vjetorin e themelimit dhe të veprimatisë së sukseshme ku bashkëpunon me Malësinë e Madhe, Shkodrën, Plavën e Gucinë, Rozhajën, Ana e Malit, Ulqinin, Kosovën Lindore e me vise tjera të Shqipërisë. Shoqata jonë bashëpunon edhe me Komunitetin shqiptarë në Detroid e në Nju Jork ku malësorët kontribojnë dhe veprojnë për çeshtjen e pazgjidhur shqiptare, njëherit i falenderojmë fort për mbeshtjetjen financiare që i ofrojnë shoqatës sonë.

Për të përshkruar veprimtarinë 20 vjeçare të Shoqatës duhet një libër i tërë, rrugëtimin e veprimtarisë nëpër qytete të ndryshme të Shqipërise dhe jehona e manifestimit “Zeri i Vëllazërisë” kudo qe jetojnë shqiptarët ka bërë ndikim pozitiv të bashkëpunimit dhe ruajtjes së vlerave kombëtare.”

Fjalime përshendëtse mbajtën  Ndue Sanaj – Kryetar Shoqata Artistike “Dukagjini” Shkodër; Rexhep Abazi – Grupi folkorik “Shpëtimi” Medvegjë; Fatmir Hasani – deputet shqiptar në Parlamentin e Serbisë; Marash Dedvukaj – Tuz;  Vesel Nikçi – AFA Rugova, ku të gjithë e uruan për 20 vjetorin e punës shoqatën nikoqire, duke u zotuar se në të ardhmën do të bashkëpunojnë me këtë shoqatë në cilin do qytet vetëm e vetëm, të mbrohet.

Shikuesit në këtë manifestim patën rastin të shikojnë pika artistike të vlerave kombëtare, me fyell, çifteli, lahutë, kavall si dhe recitim, valle tradicionale dhe muzike popullore nga grupet folkolorike:

  • Shoqata Artistike “Dukagjini” Shkodër,
  • Ansambli Folklorik Autokton “Rugova” Pejë,
  • Grupi “Shpëtimi” Medvegjë,
  • Shoqata Kulturore Artistike “Shote Galica” Drenas,
  • Grupi Folklorik “Petralba” Klos.

Si dhe këngëtar të mirënjohur të estradës folklorike si Rifat Berisha, Gjon Kesteri, Rexhep Abazi, Xhemajl Beirisha, Bardhe Tushaj, Fatmir Berisha, Jasmin Nikaj dhe Ismet Demaj.

Pastaj me recitim dhe valle nxënësit nga Shkolla Fillore “Dedë Gjon Luli” Hoti i Ri, Shkodër, me recitimin “Gjuha shqipe” nxënësja Pamella Mirashi, nxënësit e klasës së muzikës me vallen “Vallja e mrizit”.

Vlen të përmendet Shoqata e Vëllazërisë Kosovë-Malësi e Madhe “Martin Dresha me seli në Pejë ka nisë veprimtarinë e saj që në ditët e para të pasluftës me iniciativë të një grupi shokësh nga Peja, Istogu dhe Malësia e madhe, në shënjë nderimi dhe repsekti për atdhetarin e devotshem I cili gajtë jetës së tij kontriboi në edukimin e brezave dhe me devotshëmri e ndihmoi luftën e UÇK-ës, z. Martin Dreshaj emrin e të cilit e mban Shoqata.

Faruk Daci

Homazhe
Homazhe
Në  Lahutë “Kënga Ilirijane”, ekzekutuar nga Gjon Kesteri,
Shoqata Artistike “Dukagjini” Shkodër