Kosova pritet të strehojë 20 gazetarë ukrainas që punojnë nga distanca

Kosova planifikon t’u ofrojë strehim deri në gjashtë muaj 20 gazetarëve ukrainas të detyruar të largohen nga vendi i tyre pas pushtimit nga Rusia, sipas një dokumenti qeveritar të parë nga Reuters të martën. Dokumenti thotë se përparësi do t’u jepet gazetareve femra që do të zgjidhen nga Federata Evropiane e Gazetarëve (EFJ) dhe Qendra Evropiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias (ECPMF). Qeveria fillimisht do të ndajë 150,000 euro për të paguar shpenzimet e tyre të jetesës, pagat dhe zyrat për një periudhë deri në gjashtë muaj, për t’u…

Lexo më shumë

Shqipëria gati të presë qytetarët ukrainas

Edi Rama Kryeministri Edi Rama ka folur menjëherë pas samitit të jashtëzakonshëm të NATO-s për Ukrainën. Rama tha se Shqipëria ka shprehur gatishmërinë për të pritur qytetarë nga Ukraina. “Ne sot në samit kemi angazhuar dhe këtë e kanë bërë dhe vendet e tjera, jo si herën e parë për afganët e shkretë që i lanë rrugës, për të mikpritur dhe mirëpritur njerëzit, familjarët që largohen apo do të largohen nga Ukraina, gjë që për ne është e natyrshme që ta themi sepse kjo është historia jonë, këta jemi ne…

Lexo më shumë

Mali i Zi do t’i dhurojë Ukrainës jelekë mbrojtës dhe helmeta balistike

Mali i Zi do të dhurojë sasi të caktuara të pajisjeve mbrojtëse, kryesisht jelek mbrojtës dhe helmeta balistike, u ra dakord në takimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Drejtorisë për Politikë të Mbrojtjes, gjeneralmajor Rajko Peshiq dhe shefit të Shtabit të Ushtrisë së Malit të Zi, Gjeneral brigade Millutin Gjuroviq me të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën e Ukrainës në Mal të Zi, Natalija Fijalka. Gjatë takimit u diskutua për modalitetet e mbështetjes që Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë së Malit të Zi mund t’i ofrojnë…

Lexo më shumë

Ministri Krasniqi me homologen nga Mali i Zi vizitojnë Pejën – flasin për bashkëpunimin ndërkufitar

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi së bashku me ministren për Administratë Publike, Shoqëri Digjitale dhe Media të Malit të Zi, Tamara Srzentiq, në kuadër të vizitës së saj zyrtare në Kosovë, kanë vizituar Komunën e Pejës, me ç’rast janë pritur nga kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri. Në këtë takim, palët diskutuan një sërë çështjesh që kanë të bëjnë me interesin e përbashkët ndërshtetëror, ku ndër temat kyçe u potencua fusha e bashkëpunimit ndërkufitar, si një nga fushat kryesore përmes së cilës zbatohen projektet e përbashkëta…

Lexo më shumë

Gjukanoviq vazhdoi konsultimet me URA dhe PB. PSP refuzon ftesën

Presidenti i Malit të Zi Millo Gjukanoviq mbrëmë u takua me përfaqësuesit e LQ URA dhe Partisë Boshnjake, lidhur me konsultimet për caktimin e kandidatit për kryeministër. Pas takimit, Millosh Konatar i URA tha se presidentit i kanë propozuar që i mandatuari të jetë kryetari i tyre Dritan Abazoviq. Edhe Ervin Ibrahimoviq, kryetari i PB, tha pas takimit se Abazoviq ka përkrahjen e tyre për të drejtuar qeverinë e re. Ndërkohë, Partia  Socialiste  Popullore nuk iu përgjigj ftesës për konsultime, njoftoi Shërbimi Informativ i Presidentit, ndërsa konsultimet do të vazhdojnë…

Lexo më shumë