Tronditet Plava: Nëna kosovare i lë fëmijët në ëmbëltore dhe ikën në Kosovë

Ajo u ka porositur fëmijëve ëmbëlsira dhe shpejt, me arsyetim se duhet të shohë diçka dhe kthehet shpejt, thjesht është zhdukur

Nëna S. A., me prejardhje nga Kosova, i ka lënë të hënën, më 3 shtator, dy fëmijë të saj të mitur, djalin tre e vajzën 9 vjeçe në një ëmbëltore në Plavë dhe pastaj ka ikur. Ajo, pas braktisjes së fëmijëve ka ikur në Kosovë ku, siç supozohet, ndodhet edhe tash, transmeton gazetametro.net.

Mediet a Malit të Zi bëjnë të ditur ajo u ka porositur fëmijëve ëmbëlsira dhe shpejt, me arsyetim se duhet të shohë diçka dhe kthehet shpejt, thjesht është zhdukur. Fëmijët, në vaj e të frikësuar, janë gjetur rreth orës 14 para ëmbëltores, prej ku i kanë marrë zyrtarë të policisë dhe Qendrës për punë sociale. Meqë fëmijët janë prej baballarve të ndryshëm, ata policia i ka thirrur dhe i ka njoftuar për situatën, e pas kësaj i kanë marrë fëmijët dhe i kanë dërguar në shtëpi. Këtë e ka konfirmuar edhe drejtoresha e Qendrës për punë sociale e Plavës, Branka Djuric.

Prindërit e fëmijëve, identiteti i të cilëve nuk është zbuluar, kanë kërkuar kujdestari të plotë për fëmijët e tyre. Sipas fjalëve të I. P., baba i vajzës, ka thënë vajza e tij është në gjendje shumë të keqe dhe ka kërkuar nga organet që të jetë kujdestar i vetëm i saj. Ngjashëm ka kërkuar edhe babai i djalit, F. R., i cili nga policia ka kërkuar t’ia lënë djalin, por nuk kanë pranuar./gazetametro.net