ME RASTIN E DITËLINDJES SË 88-TË TË AKADEMIK REXHEP QOSJA

Akademiku shqiptar me origjinë plavo-guciase Rexhep Qosja sot feston datëlindjen e 88-të. Akademik Qosja është lindur më 25 qershor 1936 në Vuthaj të Gucisë. Katër klasët e para të shkollës fillore i ka kryer në Vuthaj, kurse gjysmëmaturën në Guci. Shkollën normale e ka mbaruar në Prishtinë. Më 1964 ka diplomuar në Degën Gjuhë-Letërsi të Universitetit të Prishtinës. Studimet pasuniversitare i ka kryer në Universitetin e Beogradit, ku në vitin 1971 ka marrë edhe titullin “Doktor i Shkencave Filologjike” me temën “Asdreni-jeta dhe veprat”. Një kohë të gjatë ishte punonjës…

Lexo më shumë

Dr. Rexhep Krasniqi Kryetari i komisionit shkollor për gjendjen në Pazar të Ri  (dokument)

Zona pushtuese gjermane, e cila përfshinte një pjesë të konsiderueshme të viseve shqiptare, si: Mitrovicën, Vushtrrinë, Podujevën, Novi Pazarin, edhe pse formalisht u përfshi brenda kufirit të Qeverisë  së Nediqit, me përkrahjen e autoriteteve  politike e ushtarake gjermane, shqiptarët  fituan një autonomi të kufizuar. Në këto krahina vepronte  Lidhja Popullore Shqiptare, nën udhëheqjen e Ali Dragës e RexhepMitrovicës. Përgatiti : Ismet Azizi Kryetari i komisionit  të Jashtëzakonshëm  Shkollor, Dr. RexhepKrasniqi, më 2 tetor i raportonte Ministrisë së Arsimit për gjendjen faktike të popullsisë shqiptare në krahinën e Mitrovicës e të Novi Pazarit, ku, siç pohon, “ në pikëpamjen gjuhësore është shkaktuar përçamje mjaft të dukshme” dhe si rrjedhojë “ humbje…

Lexo më shumë

Serbia, nuk po e zbaton Marrëveshjen e Konçulit

Nga Refik Hasani Më datën 20 maj 2001, pas një procesi jo të shkurtër të kohëzgjatjes së negocimit, arrihet Marrëveshja e Konçulit, për ndaljen e luftimeve si një armёpushim me ndërmjetësimin e faktorit politik dhe ushtarak ndërkombëtar, në emër të tyre, marrëveshjen e nënshkroi i dërguari i NATO-s, z.Pieter Feith, i cili ndërmjetësoi vazhdimisht ndërmjet Qeverisë së Beogradit zyrtar dhe duke u konsultuar me të gjithë liderët e partive politike, Drejtues Politik të Ushtrisë Çlirimitare për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc,së bashku me Komandantat e Zonave dhe Komandantin e Përgjithshëm të…

Lexo më shumë

LAJMËRIM PËR TË PAME

Me rastin e vdekjes së më të dashurit tonë Zenel (Ibra) Dedushaj Familja Dedushaj lajmëron komunitetin se për të ndjerit hapin të pamën vetëm për burra, të Dielën, më 30 qershor 2024, nga ora 10 AM – 4 PM, në Maestro’s në adresën:1703 Bronxdale Ave, Bronx, NY 10462. Telefoni i familjes: (917) 583-1595. Te pikelluar :bashkëshortja Ajshja,djemteBekimi, Bashkimi, Ardiani dhe Fatmiri, vajza Ardianja si dhe farefisi i gjere. Fondacioni Plavë-Guci i shprehë ngushllimet me të sinqerta Familjes Dedushaj.

Lexo më shumë

Koncerti i Manjola Nallbani në Guci – Qendra për Ruajtjen dhe Zhvillimin e Kulturës së Pakicave të Malit të Zi

Në organizim të Institucionit Publik Qendra për Ruajtjen dhe Zhvillimin e Kulturës së Pakicave të Malit të Zi, të mërkurën, më 19 qershor 2024, do të organizohet një koncert i muzikës tradicionale dhe popullore nga interpretuesja e njohur shqiptare Manjola Nallbani. Programi do të mbahet në sallën e Qendrës së Kulturës në Guci, me fillim në ora 20:00. Këngëtarja e njohur e muzikës shqiptare, Manjola Nallbani, është profesore në Akademinë e Arteve në Tiranë. Ajo ka performuar në të gjithë Evropën, në Amerikë, Kanada dhe Australi. Ajo këndon të gjitha…

Lexo më shumë