Tjetërsimi i Ali Pashë Gucisë: Nga Shkatërrimi i Sarajeve te Falsifikimi i Historisë

Foto: Sarajet e Ali Pashë Gucisë – sot të zhdukura, jo nga koha, por nga politika Ajo që po ndodh me trashëgiminë e Ali Pashë Gucisë në Guci nuk është as rastësi dhe as neglizhencë. Është një proces i qëllimshëm, i organizuar dhe i vazhdueshëm i tjetërsimit, fshirjes dhe uzurpimit të historisë shqiptare, i ndihmuar nga heshtja institucionale dhe nga individë që sot, pasi kanë humbur identitetin e tyre historik, përpiqen të përvetësojnë identitetin e të tjerëve. Historia e Ali Pashë Gucisë është histori shqiptare. Lidhja e tij me Gucinë…

Lexo më shumë

Ali Pashë Gucia – Prijës i Plavë-Gucisë dhe figurë qendrore e qëndresës kombëtare shqiptare (biografia)

Ali Pashë Gucia (1828–1889) ishte një nga figurat më të rëndësishme të historisë kombëtare shqiptare të shekullit XIX, prijës politik dhe ushtarak i trevës së Plavë-Gucisë dhe simbol i rezistencës kundër copëtimit të trojeve shqiptare. Ai u lind më 1828 në Plavë Guci, i biri i Hasan ose Hysen Bej Shabanagës. Familja Shabanagaj i përkiste fisit të Gruemirës nga Malësia e Shkodrës, një fis me traditë të hershme atdhetare dhe rol të rëndësishëm në strukturat shoqërore e ushtarake shqiptare. I pari i kësaj dere, Shaban Aga, kishte qenë dhëndërr i…

Lexo më shumë

Kur Plava dhe Gucia kërkuan bashkimin me Shqipërinë – 1941

Verë 1941 Qëllimi i vizitës së delegacionit nga Plava dhe Gucia në Tiranë, gjatë verës së vitit 1941, ishte kërkesa që kjo trevë shqiptare t’i bashkëngjitej Shqipërisë. Delegacioni u prit nga Kryeministri i Shqipërisë, Mustafa Kruja, dhe gjeti përkrahje të menjëhershme nga qeveria e asaj kohe. Si rezultat i kësaj mbështetjeje, në Plavë e Guci u dërgua xhandarmëria shqiptare, u hapën shkolla në gjuhën shqipe dhe u themelua Prefektura e Plavës nën udhëheqjen e Riza Ferrit. Kryetar i Komunës së Plavës u emërua Shemso Ferri, ndërsa kryetar i Komunës së…

Lexo më shumë

Shpalosja e flamurit kombëtar shqiptar shkakton tensione në protestën e Novi-Sadit

Aktivisti politik në Serbi, Miodrag Kapor, ka nxitur tensione gjatë protestës së mbajtur të shtunën në Novi-Sad, pasi ka shpalosur flamurin kombëtar shqiptar mes turmës së protestuesve. Sapo flamuri u pa nga pjesëmarrësit në protestë, situata u tensionua, duke rezultuar në shtyrje dhe fyerje verbale ndaj Kaporit, i cili më pas u nxor me dhunë nga turma. “Ai e solli flamurin shqiptar këtu për t’u tallur me ne”, citohet të ketë thënë një nga protestuesit. Pas incidentit, Kapor ka deklaruar se ka dhënë dëshmi në Polici, duke sqaruar se me…

Lexo më shumë

Skandal në New York: Tentohet përvetësimi eklatant dhe ndryshimi i identitetit historik e kombëtar i Ali Pashë Gucisë

Një njoftim i publikuar në të përditshmen sarajevase “Dnevni Avaz” ka nxitur debate dhe reagime të ashpra në opinionin shqiptar, veçanërisht në diasporë. Sipas këtij njoftimi, anëtarja e Këshillit Bashkiak të New Yorkut nga Distrikti 22 ka bërë të ditur se është miratuar kërkesa që 12th Street në New York, ndërmjet Broadway dhe 31st Avenue në Astoria, të emërtohet: “Ali Paša Šabanagić Way” (Ali Pasha Shabanagiq Way), që është rruga ku ndodhet Xhamia e Ali Pashës, vakëfi i Bashkësisë Islame dhe Qendra Kulturore Plavë–Guci. Mirëpo, që në fillim kjo histori…

Lexo më shumë