Je i/e ri/re dhe dëshiron të mësosh Lahutën, Fyellin ose Çiftelinë? Ky projekt ka për qëllim ruajtjen dhe ringjalljen e instrumenteve tradicionale shqiptare, të cilat sot rrezikojnë të humbasin. 📍 Zonat:Malësia e Tuzit, Plavë & Guci(me synim zgjerimin në Anë të Malit dhe Krajë) 🎯 Kujt i dedikohet projekti? 🎼 Çfarë përfiton?✅ Trajnim profesional në lahutë, fyell dhe çifteli✅ Vlerësim përfundimtar nga komision profesional✅ Instrument muzikor dhuratë✅ Shpërblim financiar prej 500 € për kursistët që e përfundojnë me sukses programin 📅 Afati i aplikimit:🗓️ Deri më 31 Janar 2026 📞…
Lexo më shumëCategory: Lajmet
Lajm mortor – Familja Shujak
Njoftohet familja, farefisi dhe miqtë se më 7 janar 2026, në New York, ka ndërruar jetë Ismet (Zeqa) Shujak (1954–2026), në moshën 71-vjeçare E pamja do të mbahet të enjten, më 8 janar 2026, nga ora 16:00 deri në 23:00, në Xhaminë Ali-Pashë në Astoria.3133 12th St, Astoria, NY 11106. Ceremonia mortore do të zhvillohet të premten, më 9 janar 2026, në ora 09:00, ndërsa varrimi do të bëhet në Laurel Grove Cemetery, në adresën: 295 Totowa Road, Totowa, NJ 07512. Pas të ndjerit kanë mbetur te pikëlluar: nëna Seva,…
Lexo më shumëGoditje për studentët shqiptarë: Ndryshimet në ligjin e njohjes së diplomave dhe pasojat për studentët nga Mali i Zi
Ligji mbi ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për njohjen e dokumenteve arsimore ndërkombëtare dhe barazimin e kualifikimeve i prek drejtpërdrejt studentët që i përfundojnë studimet jashtë Malit të Zi dhe e vështirëson procedurën e njohjes së diplomave të tyre. Në rastin konkret, ata që goditen më së shumti janë studentët shqiptarë nga Mali i Zi, të cilët i kryejnë studimet në gjuhën shqipe në universitetet e vendeve të rajonit Ismet Kallaba Kuvendi i Malit të Zi ka miratuar gjatë muajve të fundit një sërë ndryshimesh dhe plotësimesh të ligjeve që…
Lexo më shumëSuzanna Shkreli, kandidatja shqiptaro-amerikane për Sekretare Shteti në Michigan
Suzanna Shkreli, një figurë e njohur shqiptaro-amerikane me përvojë në shërbimin publik, po kandidon për postin e Sekretares së Shtetit në Michigan në zgjedhjet që do të mbahen në vitin 2026. Ajo njoftoi kandidaturën e saj zyrtare në fund të vitit 2025, duke u larguar nga pozita e Komisioneres së Lotarisë së Michiganit për të u përqendruar në këtë garë të rëndësishme politike, shkruan Illyria, transmeton Ulqini Online. Shkreli është rritur si një amerikane brezi i parë me origjinë shqiptare. Në një intervistë të saj për mediat në SHBA ajo tregon për origjinën e saj,…
Lexo më shumëDiskriminimi i Serbisë ndaj shqiptarëve në Luginë, Rexhepi: Shkollat shqipe, në gjendje të mjerueshme
Kemajl Berisha Serbia po vazhdon diskriminimin ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës, duke cenuar edhe të drejtat elementare të njeriut, thotë kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepi. Me politikat diskriminuese, ai shton se Beogradi zyrtar po tenton të shpopullojë Preshevën, Bujanocin e Medvegjën në mënyrë të heshtur. Pasivizimi i adresave, varfëria ekstreme, mosnjohja e diplomave, mungesa e integrimit në polici dhe instituicioneve, janë disa nga temat për të cilat Rexhepi flet me shqetësim për realitetin në këto tri komuna. Derisa flet për pozitën e shqiptarëve në Luginë të Preshevës,…
Lexo më shumë