Ulqini do të fitojëportin e parë modern të peshkimit?

Bordi i Drejtorëve ekzekutivë të Bankës Botërore ka miratuar huadhënien në shumën 33 milionë euro për Malin e Zi, për fuqizimin e sektorëve të peshkimit, bujqësisë dhe ushqimit nëpërmjet modernizimit të infrastrukturës, avancimit të shërbimeve dhe harmonizimit me standardet e Bashkimit Evropian.Nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë Ujore kanë bërë të ditur se fondet do të përdoren përmes Projektit për zhvillimin e sektorit të peshkimit dhe agroushqimit rezistent ndaj ndryshimeve klimatike, dhe fokusi është në rritjen e konkurrueshmërisë së sektorit, zvogëlimin e humbjeve në zinxhirin e furnizimit dhe forcimin…

Lexo më shumë

Ndërron jetë ish-kryetari i Komunës së Ulqinit, Osman Rexha

Është ndarë nga jeta në moshën 87 vjeçare Osman Rexha, ish-kryetar i Komunës së Ulqinit dhe një nga figurat e respektuara të jetës publike dhe institucionale të qytetit, shkruan Ulqini Online. Ekonomist i diplomuar dhe funksionar publik me përvojë shumëvjeçare, Osman Rexha i përkiste atij brezi intelektualësh që vepronin me maturi, përkushtim dhe përgjegjësi. Ai lindi më 3 maj 1939 në Klleznë të Epërme, në një familje të njohur për vlera pune dhe solidariteti, të cilat e shoqëruan gjatë gjithë jetës së tij. Arsimin fillore kreu në Anën e Malit për të…

Lexo më shumë

Numërohen rreth 90% e votave, lista e 56 kandidatëve të LVV që fitojnë mandat deputeti

Katër ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të së dielës në Kosovë, po bëhet gjithnjë e më e qartë se kush do të jenë 120 deputetët e rinj të Kuvendit të Kosovës. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke vazhduar numërimin e votave për kandidatët për deputetë që nga e hëna, ndërsa deri më tani janë numëruar rreth 90 për qind e tyre. Sipas rezultateve aktuale, më poshtë janë 56 kandidatët e LVV që aktualisht rezultojnë fitues të mandatit të deputetit.Megjithatë, duhet theksuar se rreth 10 për qind e…

Lexo më shumë

NJOFTIM PËR TË PAME NGA FAMILJA GJONBALAJ

Familja Gjonbalaj në New York njofton miqtë, të afërmit dhe të gjithë dashamirët se, me rastin e ndarjes nga jeta të më të dashurit tonë, SADRI FAZLIA GJONBALAJ (i lindur më 27 tetor 1940 në Vuthaj, ndërroi jetë më 23 dhjetor 2025 në Vuthaj) i ndjeri u varros në Vuthaj, me nderime dhe pjesëmarrje të gjerë, duke u nderuar jeta dhe vepra e tij në vendlindje. Sipas traditave, vëllai Ragipi me familje, kushërinjtë dhe të afërmit hapin të pamen ditën e diel, më 11 janar 2026, nga ora 10:00 deri…

Lexo më shumë

Nga arrestimet te aktakuzat – si u godit rrjeti i spiunazhit të lidhur me BIA-n serbe në Kosovë gjatë vitit 2025

Gjatë vitit 2025, autoritetet e Republikës së Kosovës janë angazhuar në zbulimin dhe ndjekjen penale të individëve të dyshuar për veprën penale të spiunazhit – një kërcënim serioz për sigurinë kombëtare dhe sovranitetin e vendit. Si rrjedhojë e angazhimit të tyre janë zbuluar disa raste të dyshuara për spiunazh ku ka pasur edhe të arrestuar, masa paraburgimi dhe ngritje aktakuzash nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës. Këto raste, të cilat lidhen kryesisht me dyshime për bashkëpunim me shërbime të huaja të inteligjencës, kryesisht me BIA-n serbe, kanë ngritur shqetësime…

Lexo më shumë