Presidentja Osmani telegram ngushëllimi familjes Kukaj në Nju Jork, për ndarjen nga jeta të Ymer Kukaj

Né telegramin e Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani  për ndarjen nga jeta të ish- ushtarit të UÇK-së Ymer Kukaj, thuhet : Me dhimbje të thellë e pranuam lajmin për ndarjen nga jeta të atdhetarit, veteranit të arsimit dhe veteranit të UÇK-së, pjestar i Batalionit Atlantiku. Për dekada me radhë, Ymeri ishte në ballë të protestave dhe demostratave të komunitetit shqiptar në SHBA, të cilat synonin ndërkombëtarizimin e kërkesave të Kosovës. Patriotizmi, urtësia, bujaria dhe humanizmi e bëjnë luftëtarin e lirisë dhe veprën e tij të pavdekshme.  Ju shpreh ngushëllimet…

Lexo më shumë

MANASTIRI I DEÇANIT, ASOCIACIONI SERB DHE DINARI KUNDËR KOSOVËS

Vetëm ushtria dhe policia e fortë, zbatimi i plotë e i drejtë i ligjit dhe respektimi i kushtetutës garantojnë pavarësinë e Kosovës. Nga AGIM ALIÇKAJ  Zbatimi i vendimit përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për dhënien e 24 hektarëve tokë Manastirit të Deçanit ishte i pashmangshëm. Qeveria aktuale e Kosovës nuk kishte zgjidhje tjetër. Ky është edhe kusht për pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Nëse Evropa nuk e bën këtë, rrezikon të humbasë edhe grimcat e fundit të besimit tek ajo.           Ky vendim i dhimbshëm për tokën…

Lexo më shumë

NJOFTIM PËR TE PAME NGA FAMILJA KUKAJ

Njoftojme miqtë, shokët, dashamirit dhe mbaré komunitetin, se me ndarjen nga jeta te djalit tonë: ARBEN (Sadik) KUKAJ (I lindur me 18 Korrik 2000 në New York, i cili humbi jeten tragjikisht nè aksident komunikacioni me 14 Mars 2024, në Bronx, NY) Sipas traditave, familja e te ndjerit: Gjyshi Arifi, gjyshja Sabrija, babai Sadiku, nëna Anisa, vëllau Sekreti, motra Adelina, axha Sevdeti, dhe vellazeria Kukaj se bashku me dajët Biberaj: Presim vizita ngushëllimi per burra dhe gra, ditën e Shtunë, me 6 Prill 2024, nga ora 9:00AM deri në ora…

Lexo më shumë

Caras y Caretas (1913) / Demonstrata patriotike e shqiptarëve me banim në Buenos Aires, krijimi i një shoqërie dhe betimi në flamur (Fotografitë)

Betimi në flamurin shqiptar, nga banorët shqiptarë në Buenos Aires. – Në rreth : kolona e banorëve shqiptarë që erdhën të vizitonin redaksinë e gazetës. – Burimi : Caras y Caretas, 7 qershor 1913, faqe n°70 Nga Aurenc Bebja*, Francë – 18 Mars 2024 “Caras y Caretas” ka botuar, me 7 qershor 1913, në faqen n°70, një shkrim mbi demonstratën patriotike asokohe të shqiptarëve me banim në Buenos Aires, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :  Demonstrata patriotike shqiptare…

Lexo më shumë

BESËLIDHJA E LEZHËS, DUHET TË JETË FESTË KOMBËTARE

(Me rastin e 580-vjetorit) Në sajë të rëndësisë historike data e 2 marsit tëvitit 1444, kur në Lezhë nën udhëheqjen e GjergjKastriotit-Skënderbeu u mbajt Kuvendi i Lezhës qe paraqet bashkimin e parë politik tëshqiptarëve kundër  Perandorisë Osmane, duhettë jetë festë kombëtare, ndërsa heshtja deri me tash nga  Kuvendi i Shqipërisë si në monizëm dhetash në pluralizëm nuk mund të arsyetohet, sepse, Besëlidhja e Lezhës ishte kuvendi ku u hodhënthemelet e bashkimit kombëtar dhe të traditësshtetërore të shqiptarëve. Nail  Draga Më 2 mars te vitit 1444 në Kishën katedrale të ShënKollit, në Lezhë, aty ku sot gjendet edhe memoriali i Gjergj Kastriotit- Skënderbeut, u mbajt Besëlidhjaapo Kuvendi i Lezhës, një nga ngjarjet më tërëndësishme të historisë së popullit shqiptar, gjatëperiudhës së mesjetës e të tërë historisë kombëtare, ku u hodhën themelet e bashkimit kombëtar tëpopullit shqiptar. Ajo  përbën një nga momentet mëtë ndritura të rezistencës antiosmane, në mesin e shekullit të XV, pasi ishte bashkimi i parë politik e ushtarak mbarëshqiptar i njohur në historinë e Shqipërisë.  Kuvendi i bashkimit-2 marsi 1444 Në historinë e mesjetës shqiptare, vend nderi zënë 2 marsi i vitit 1444, sepse kemi të bëjmë me ngjarje tëjashtëzakonshme ne historinë e popullit shqiptar. Kemi të bëjmë me Kuvendin e Lezhës, kur GjergjKastrioti-Skënderbeu, pas kthimit nga PerandoriaOsmane, përkatësisht Turqia, ia arriti qellimit për tëmbledhur në një kuvend të gjitha principatatshqiptare, me qellimin e vetëm  për të luftuar kundërosmanlinjëve.  Aleanca e fisnikëve shqiptarë Në Kuvendin e Lezhës u krijua  një aleancë politikedhe ushtarake e fisnikëve shqiptarë kundërpushtuesve osmanë. Kuvendi u thirr me nismën e Gjergj Kastriotit-Skënderbeu. Në Kuvendin e Lezhës morën pjesëprinca të shquar shqiptarë. Midis tyre ishin GjergjArianiti, Andrea Topia, Nikollë Pal Dukagjini, Teodor Muzaka i Riu dhe pjesëtarë të tjerë të kësajfamiljeje, Lekë Zaharia, Lekë Dushmani, GjergjStres Balsha, Pjetër Spani si dhe përfaqësues tëmalësive shqiptare. Në Kuvend mori pjesë edhesundimtari i Malit të Zi Stefan Cernojeviqi. Kuvendi vendosi komandant të përgjithshëm tëLidhjes Gjergj Kastriotin Skënderbeun, duke njohurautoritetin e tij politik dhe ushtarak. Lezha nuk ishte rastësi Në sajë të dhënave historike mbajtja e kuvendit tëBesëlidhjes në qytetin e Lezhes nuk ishte rastësi, duke marrë parasysh se ky qytet në atë kohë ishte nënpushtimin e Venedikut. ku mënjanoheshinmosmarrëveshjet e pakënaqësitë që mund të lindninndërmjet sundimtarëve shqiptarë për vendin ku duhejtë mbahej Kuvendi. Por, nuk ka dilemë se ky tubim  u mbajt në Lezhë me qellim për të arritur pajtimin apo kompromisin ne mes principatave shqiptare. Ishte ky një veprimdiplomatik i Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, për tëpërbashkuar princat shqiptar, me të vetmin mision se të bashkuar mund të luftohet armiku.Dhe  këtimisioni  ia arriti qellimit sepse për 25-vjet drejtoiluftën kundër pushtimit osman, ku shteti i Arbërisëishte e lirë.  Kuvendi i Lezhës  mori disa vendime, ku ndërkryesoret   ishin, krijimi i një Besëlidhje Arbërore nëkrye me Skënderbeun, formimi i një ushtrie tëpërbashkët të komanduar nga Skënderbeu si kapiten i përgjithshëm dhe krijimi i një arke të përbashkët përtë përballuar shpenzimet e luftës. Ushtria e Besëlidhjes u krijua e përbërë nga repartet e bujarëveshqiptarë dhe garda personale e Skënderbeut. Po ashtu e arritur e veçantë e Kuvendit të Lezhësështë e dhëna se kjo ishte një aleancë politikeushtarake, e cila bazohej në vendime demokratikenga kuvendi duke respektuar sundimin e fisnikëve nëtokat e tyre.  Besëlidhja e Lezhës në historinë shqiptare shënon njëhap përpara bashkimit politik të tokave shqiptare nënjë shtet të përqendruar, me të cilin arrin pikënkulmore tradita shtetërore në mesjetën shqiptare.Besëlidhja e Lezhës ishte kuvendi ku u hodhënthemelet e bashkimit kombëtar dhe të traditësshtetërore të shqiptarëve. Propozimi pa përgjigje Në sajë të informacionit që disponojmë ne lidhje me Kuvendin e Besëlidhjes së Lezhës, deri me tash nëKuvendin e Shqipërisë është depozituar  vetëm njëkërkesë. Kështu në vitin e kaluar, deputeti socialistEduard Nderca nga Lezha, ka kërkuar shpalljen e 2 marsit, dita e “Kuvendit të Besëlidhjes së Lezhës‘, sifestë kombëtare. Deputeti i Lezhës ka depozituar nëKuvend një projektligj me nr.413, me  06.02.2023 qëkërkon që 2 marsi të futet në kalendar si festë zyrtare. Sipas Ndrecës, kjo ditë duhet të shpallet si festëzyrtare pasi është ngjarja më e rëndësishme historikee vendit tonë dhe se brezat e ardhshëm duhet ta kujtojnë këtë ditë dhe të jenë krenarë përtrashëgiminë historike shqiptare. Në kërkesë ne mestjerash cekët se “Projektligji ‘për shpalljen e 2 Marsit (1444), Kuvendi i Besëlidhjes se Lezhës sifestë zyrtare e Republikës së Shqipërisë’ është nëshërbim të vlerësimit sa me dinjitoz të figurës sëHeroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, dhe përkujtimit e respektimit të ngjarjes më tërëndësishme ne historinë e popullit shqiptar, duke bërë të mundur që të gjithë shqiptarët e sotëm dhesidomos brezat që do të vijnë, të jenë krenarë përtrashëgiminë tonë historike kaq të lavdishme”, thuhetnë projektligj. Por, ndonëse ka kaluar një vit nga paraqitja e kësajkërkese, nuk disponojmë informacion se në lidhje me këtë çështje është diskutuar në Kuvendin e Shqipërisë. Pse, nuk janë treguar aktiv në lidhje me këtë çështje mbetet të supozojmë por një veprim i tillë nuk mund të arsyetohet më asgjë, qe tregondobësi personale, morale e partiake të deputetëve e partive politike të përfaqësuara në kuvend. Përfundim Data e 2 marsit të vitit 1444 nuk është një datë e thjeshtë, por është më shumë se kemi të bëjmë me Besëlidhjen e Lezhës e cila përbën një prej ngjarjevemë të rëndësishme të historisë së mesjetës te popullitshqiptar. Andaj, ndaj kësaj ngjarje me peshë mbarëkombëtareaskush nuk mund të qendrojë indiferent, sepse ajo nevete mban mesazhin e bashkimit të popullit shqiptarsi në të shkuarën, tashmën dhe të ardhmën. Pikërisht, duke marrë parasysh një mesazh të tillë, shpallja e kësaj date për festë zyrtare kombëtare mbetet obligimmoral e kombëtar për të gjithë shqiptarët. (Mars  2024)

Lexo më shumë