PSP dorëzon propozimin për inicimin e procedurës për shkarkimin e Gjukanoviqit

Klubi i deputetëve të Partisë socialiste popullore – SNP , ia ka dorëzuar sot Kuvendit të Malit të Zi propozimin për inicimin e procedurës nëse presidenti i shtetit Millo Gjukanoviq e ka shkelur Kushtetutën e Malit të Zi. PSP thekson në arsyetimin e vetë se Gjukanoviq me 28 gusht në Cetinë ka deklaruar se “nuk është zgjuarsi të insistohet që kurorëzimi i patriarkut të bëhet në këtë qytet, por do të ishte më mirë që kjo ngjarje të dislokohet nga Cetina dhe të kryhet në njërin prej tempujve të shumtë në qytetet tjera të vendit”. 

“Shpresoj se nuk do të jenë në situatë që me 5 shtator të jem në Cetinë atje ku do të jenë banorët e Cetinës dhe shumica e Malit të Zi dhe atje ku mbrohet dinjiteti i shtetit” , ka theksuar Gjukanoviq. PSP konsideron me një qëndrim të tillë Gjukanoviq ka bërë shkelje të rëndë të nenit 14 të Kushtetutës së Malit të Zi e cila parasheh se bashkësitë fetare janë të ndara nga shteti dhe se ato janë të barabarta dhe të lira në ushtruarjen e ceremonive dhe solemniteteve fetare. Klubi i deputetëve të PSP  konsideron se ekzistojnë shkaqe të mjaftueshme që Kuvendi i Malit të Zi të nisë procedurën për shkarkimin e presidentit Millo Gjukanoviq.