LAJMËRIM PËR TË PAME NGA FAMILJA MEHAJ

Me pikëllim të thellë njoftojmë të afërmit, miqtë dhe komunitetin e gjerë se sot, më 14 Nëntor 2025, ndërroi jetë i dashuri ynë: SINAN ISUFI MEHAJ (I lindur më  3 Mars 1934 në Hot të Plavës) Sipas traditave, djemtë Idrizi, Isufi dhe Imeri, së bashku me të afërmit dhe vëllazërinë e gjerë Mehaj dhe Hoti, hapin të pamen: E Dielë, me 7 Dhjetor Nga ora 10:00 AM – 4:00 PM Për burra dhe gra. Eastwood Manor 3371 Eastchester Road Bronx, NY 10469 Të pikëlluar: Bashkëshortja Shkurta, djemtě Idrizi, Isufi dhe Imeri;…

Lexo më shumë

Martirët që ruajtën shpirtin e kombit: At Palaj dhe At Kurti

AT BERNARDIN PALAJ (1894–1947) & AT DONAT KURTI (1903–1983) Françeskan, studiues, folklorist, poet dhe martir i kulturës shqiptare At Bernardin Palaj lindi në Shllak të Shkodrës. U bë françeskan i Provincës së Shqipërisë dhe një nga figurat më të rëndësishme të kulturës sonë ndërmjet dy luftërave botërore. Punoi si meshtar, mësues, studiues, arkivist dhe mbledhës i traditës së popullit. Kontributet kryesore• Bashkëautor i “Visaret e Kombit – Këngë Kreshnikësh dhe Legjenda” (1937).• Mblodhi qindra këngë epike, legjenda, gojëdhëna, këngë kreshnikësh dhe tekste të rralla.• Njihet si një prej grumbulluesve kryesorë…

Lexo më shumë

KOSOVA DHE MËRGATA JANË NJË DHE TË PANDASHME 

Nga Agim Aliçkaj  Caktimi i datës 28 dhjetor për mbajtjen e zgjedhjeve nga Presidentja Vjosa Osmani ishte një propozim realist dhe i drejtë, i cili u pranua nga shumica e subjekteve politike të Kosovës.  Kushtetuta kërkon që presidenti i shtetit të jetë i pavarur dhe jopartiak, por kjo nuk do të thotë se ai/ajo duhet të jetë neutral. Ai/ajo duhet të anojë dhe të mbështesë çështjet që janë në interes të popullit dhe të shtetit. Nëse këto çështje përputhen me veprimet e një partie të caktuar, kjo është krejtësisht në rregull.  Kritikat ndaj Presidentes…

Lexo më shumë

Dan Gashi – IDEJA E “SHKËMBIMIT TË TERRITOREVE” DUHET TË LUFTOHET GJITHMONË DHE ME TË GJITHA MJETET

Ideja për shkëmbim territoresh me Serbinë, e paketuar herë si “korrigjim kufijsh”, herë si “Veri për Preshevë”, e herë si “realizëm gjeopolitik”; ka qenë dhe mbetet një nga diversionet më të rrezikshme të pasluftës. Kjo ide nuk ishte kurrë projekt paqeruajtës, as përpjekje për konsolidim shtetëror, por një ndërmarrje diversive e Beogradit për të minuar shtetësinë e Kosovës, duke u shërbyer nga “patriotë” që në vend të mbrojtjes së vendit, firmosnin si noterë të planeve të huaja.Ngjarjet e marsit 2004 shpalosën skenarin e orkestruar nga shërbimet serbe, të ndihmuar nga…

Lexo më shumë

Ministri Dukaj në audiencë te Papa Leoni XIV

Ministri i Administratës Publike, z. Marash Dukaj, pati një takim të shkurtër dhe të përzemërt me Atin e Shenjtë, Papën Leon XIV, gjatë audiencës në Vatikan, kumtuan nga Qeveria e Malit të zi Ministri Dukaj i shprehu mirënjohjen Papës për kontributin e tij në ruajtjen e stabilitetit global dhe forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar. Në bisedë, ai shprehu kënaqësinë për aktivitetet e deritanishme në procesin e ngritjes së Nunciaturës Apostolike rezidente në Podgoricë dhe konfirmoi përkushtimin e Qeverisë së Malit të Zi që ky proces të finalizohet me sukses sa më…

Lexo më shumë