Ali Ahmeti del para mediave: Nuk fituam garën lokale, ne do të rinovojmë radhët tona

I pari i BDI-së Ali Ahmeti, ka dal sonte para mediave duke e pranuar humbjen për kryetar të komunave dhe duke paralajmëruar një analizë të thelluar të strukturave të partisë, derisa tha se do të rinovojnë radhët e tyre, shkruan Alsat. “Rezultatet janë të njohura në mbarë vendit, apo më mirë të thuhet të votës kombëtare në mbarë vendin. 23 mijë vota më shumë, por nuk kemi arritur të fitojmë garën për kryetar të komunave. Ne e pranojmë këtë rezultat. Ne kemi fituar votën e shumicës, votën e popullit. Humbja…

Lexo më shumë

Mexhiti: VLEN është fituesi i madh i zgjedhjeve lokale në RMV

Izet Mexhiti, Kryetar i Komunës së Çairit dhe njëri nga liderët e koalicionit VLEN, ka shpallur fitoren në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Maqedoni të Veriut në kampin shqiptar për koalicionin VLEN. Përmes një postimi në Facebook, Mexhiti ka thënë se “sot fituan shqiptarët, fituan qytetarët që besuan në ndryshim”. “VLEN është fituesi i madh i zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut — kjo fitore legjitimon me votën e sovranit vullnetin tonë për rotacion politik dhe për një të ardhme më të mirë”, shkroi ai. Mexhiti theksoi se…

Lexo më shumë

Mirënjohje nga rinia e Plavë-Gucisë për Fondacionin që s’harroi rrënjët

Sot, në Shtëpinë e Kulturës në Vuthaj, nxënësit e shkollës së mesme në gjuhën shqipe në Plavë zhvilluan një aktivitet falënderues, të organizuar nga Tina Sinanaj Qosaj, me rastin e pranimit të një donacioni të çmuar nga Fondacioni “Plavë Guci”. Ky gjest fisnik, që siguron pagesën e transportit për nxënësit shqiptarë që ndjekin mësimet në Plavë, u prit me shumë emocion e mirënjohje nga të rinjtë, të cilët në këtë mënyrë ndihen të mbështetur dhe të vlerësuar nga bashkëvendasit e tyre në diasporë. Fjalimin e rastit e mbajti profesoreshë Hasnije…

Lexo më shumë

Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve dënon gjuhën e urrejtjes dhe kërcënimet ndaj Reisit Fejziq

KKSH reagon ndaj kërcënimeve ndaj Reisit të Bashkësisë Islame Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi ka reaguar publikisht pas zhvillimeve të fundit që pasuan incidentin ndërmjet disa qytetarëve malazezë dhe qytetarëve turq që jetojnë dhe punojnë në vend, si dhe pas kërcënimeve të drejtuara ndaj Reisit të Bashkësisë Islame, z. Rifat ef. Fejziq. Në reagimin e bërë publik, KKSH shpreh shqetësimin e thellë për tensionet e krijuara dhe dënon ashpër gjuhën e urrejtjes, thirrjet raciste dhe çdo formë të intolerancës e dhunës. “Jemi dëshmitarë të eskalimit të situatës në forma të…

Lexo më shumë

Njoftim për banorët e Plavë-Gucisë

(Foto ilustrim) Të nderuar bashkëvendas, nxënës dhe prindër të respektuar, Me kënaqësi ju njoftoj se kërkesa ime drejtuar Fondacionit Plavë-Guci në New York për grumbullimin e mjeteve financiare, me qëllim që të sigurohet pagesa e transportit të nxënësve për në shkollën e mesme në Plavë gjatë gjithë vitit shkollor 2025/2026, është realizuar me sukses. Në këtë kuadër, kam kënaqësinë t’ju ftoj të shtunën, më 01 nëntor 2025, duke filluar nga ora 13:00, në Shtëpinë e Kulturës në Vuthaj, ku do të zhvillohet ceremonia e përmbylljes së këtij donacioni.Gjatë kësaj ngjarjeje…

Lexo më shumë