Nj. Adm. Kelmend: Male të pastra – jetë më e shëndetshme 

Sot, në bashkëpunim me Agjencinë e Zonave të Mbrojtura Shkodër, u bë e mundur realizimi i një aksioni të rëndësishëm pastrimi në kuadër të nismës “Male të pastra”. Ky aktivitet nuk është vetëm një hap drejt ruajtjes së natyrës sonë, por edhe një thirrje për ndërgjegjësim se mjedisi është pasuria më e çmuar që duhet ta mbrojmë së bashku.  Një falënderim i veçantë shkon për të gjithë ata që u bashkuan me përkushtim dhe energji në këtë nismë – kontributi juaj është një shembull frymëzimi për të gjithë komunitetin.  Le…

Lexo më shumë

Të dashurit nuk vdesin kurrë, derisa jetojnë ata që i duan 

Në kujtim të Afrim Buçaj Nokshiqi, djalit të axhës, vetëm 22-vjeçar, të marrë nga jeta në orët më të errëta të spastrimit etnik në Pejë. Ai ishte i ri, i qetë, gjithmonë me buzëqeshje dhe i mirë — një dritë që ndriçonte çdo rreth. Unë u rrita me të, dhe mungesa e tij është plagë që as koha, as fjalët nuk mund ta mbyllin. Nëna e tij, Zade, mbajti një dhimbje që vetëm qielli mund ta kuptonte. Ajo e përcolli Afrimin deri në banesën e fundit me një zemër të…

Lexo më shumë

“The Sun” dhe “Omaha Sunday Bee” : Plava e Gucia, ku Mali i Zi nuk guxoi të hyjë – siç shkruante shtypi amerikan më 1907

Për trimërinë e banorëve të Gucisë dhe Plavës në të kaluarën, janë shkruar dhjetëra tregime dhe libra. Që ky vend me të vërtetë ishte i veçantë, në vitin 1907 shkruanin gazetat amerikane “The Sun” dhe “Omaha Sunday Bee”. Këto dy gazeta në një faqe të plotë botuan tekst për Plavën dhe Gucinë duke i quajtur këto dy vende qytete të ndaluara evropiane, me një vështrim të posaçëm mbi fitoren në Nokshiq, kur ata mposhtën ushtrinë e Marko Miljanovit. Gucia dhe Plava, qytete ku asnjë i huaj nuk mund të hyjë gjallë – Banorët…

Lexo më shumë

Heronj apo kriminelë? Lufta për kujtesën historike në Plavë e Guci

Historia e Plavës dhe e Gucisë është një faqe që nuk mund të rishtkruhet. Kjo trevë, e banuar kryesisht nga shqiptarë, u aneksua me forcë nga Mali i Zi. Ata që mbronin tokën e tyre u shpallën “rebelë”, ndërsa ata që donin ta pushtonin u ngritën në piedestal si “heronj”. Më 12 gusht 2014, në Arzhanicë (Plavë), u inaugurua një monument në nder të ushtarëve malazezë të rënë në betejën e Nokshiqit. Këta ushtarë nuk kishin ardhur për ta çliruar trevën, por për ta pushtuar atë. Ndërkohë, busti i Jusuf…

Lexo më shumë

Vendosja e shtatores së Nënë Terezës në Kishën e Gucisë

Sot në Kishën e Gucisë u zhvillua një ceremoni e veçantë për vendosjen e shtatores së Shenjtores Nënë Tereza. Ky aktivitet mblodhi së bashku besimtarë, përfaqësues të institucioneve dhe komunitetin, në një atmosferë mirënjohjeje dhe lutjeje. Në ceremoni morën pjesë: ✨ Imzot Gjon Lleshaj, Kryeipeshkëv i Tivarit, i cili drejtoi meshën solemne, ✨ Meshtarët e famullive të zonës, ✨ Përfaqësues të Njësisë Administrative Kelmend, përfshirë administratoren Florida Peraj, ✨ Përfaqësues të pushtetit vendor, të shoqatave kulturore e patriotike, ✨ Përfaqësues të diasporës, si dhe qindra besimtarë nga Plava, Gucia e…

Lexo më shumë