Përmbyllet me sukses aksioni humanitar në Guci për familjen e  Adrijan Sadri Dedushaj

Aksioni humanitar i zhvilluar në qytetin e Gucisë për të përkrahur financiarisht familjen e të ndjerit Adrijan Sadri Dedushaj u përmbyll me sukses pas tri ditësh radhazi. Shumë qytetarë, bashkëvendas e miq treguan solidaritet të lartë dhe mbështetje për familjen, duke u bërë pjesë e kësaj nisme humane. Ky aksion u organizua me përkushtim nga të rinjtë Endrit Kujtim Dedushaj dhe Freskim Sef Dedushaj, të cilët u angazhuan me përkushtim e devotshmëri në qendër të Gucisë, para shitores së Kujtim Dedushajt. Ata njoftuan redaksinë tonë se janë mbledhur gjithsej: •…

Lexo më shumë

Regjimi titist dhe “listat e zeza ” të sajuara ndaj shqiptarëve dhe banorëve të tjerë të Plavës e Gucisë (1941–1945)  “dokument”

Nga dokumentet e UDB-së, që i përkasin periudhës së Luftës së Dytë Botërore (1941–1945), del qartë se pas përfundimit të luftës u hartua një listë zyrtare e quajtur “Lista e bashkëpunëtorëve dhe fajtorëve të luftës”. Ky dokument u lëshua nga Komisioni Shtetëror për Verifikimin e Krimeve të Luftës (Државна комисија за утврђивање ратних злочина), me seli në Beograd. Ai është i shkruar në gjuhën serbo-kroate (alfabet cirilik), i vulosur dhe i nënshkruar nga: • Sekretari: Blago Damjanović • Kryetari: Vaka Brajović Në fund të dokumentit figuron edhe motoja e kohës:…

Lexo më shumë

Historia nuk fshihet me kazma – Isuf Kamer Çelaj jeton përjetë

TË GJITHË JEMI ISUFA! Shumë bashkëvendas tanët, në shenjë solidariteti me familjen Çelaj, po ngrejnë zërin kundër një padrejtësie të pafalshme: heqjes së bustit të heroit Isuf Kamer Çelaj, i cili ra heroikisht në mbrojtje të Plavës e Gucisë. Ky akt i Ministrisë së Kulturës së Malit të Zi, i zbatuar nga organet komunale të Gucisë, është një fyerje e rëndë ndaj kujtesës historike të popullit tonë. Në rrjete sociale dhe me protesta simbolike, bashkëvendasit po e shprehin zemërimin e tyre të ligjshëm ndaj këtij vendimi arbitrar dhe politikisht të…

Lexo më shumë

Piloti kroat i KFOR-it dhe e dashura e tij serbe arrestohen nën dyshimin për spiunazh te Lista Serbe

Një shtetase serbe nga Mitrovica dhe partneri i saj, anëtar i Forcave Ajrore të Kroacisë, janë arrestuar në ishullin Vis nën dyshimin se kanë spiunuar për Serbinë.  Hetimi ndaj tyre është zhvilluar nga policia kroate në bashkëpunim me Europolin. Sipas burimeve të gazetës kroate Index, dyshimet janë se piloti kroat i ka siguruar të dashurës së tij informacione konfidenciale, të cilat më pas ajo i ka përcjellë tek Lista Serbe. Të dy të dyshuarit u intervistuan të mërkurën, ndërsa pritet vendimi gjyqësor ndaj tyre. Mediat kroate raportojnë se piloti ka qenë…

Lexo më shumë

Falemnderim publik për të gjithë mbështetësit e ceremonisë së Nënës Terezë në Guci

Falënderoj nga zemra të gjithë pjesëmarrësit në ceremoninë e vendosjes së bustit të Nënës Terezë në oborrin e Kishës Katolike Shqiptare të Shna N’Dout në Guci. Në fjalën e rastit, për shkak të emocioneve, lashë pa përmendur disa emra e miq të çmuar, të cilët dua t’i falënderoj sot publikisht: • Z. Kolë Zagreda – miku im dhe burri i rrallë, i cili dhuroi bustin e Nënës Terezë. Zoti të bekoftë! • Z. Luan Gjonbalaj me familje – që dhuruan bankën e vendosur pranë bustit, ku secili mund të ulet…

Lexo më shumë