Piloti kroat i KFOR-it dhe e dashura e tij serbe arrestohen nën dyshimin për spiunazh te Lista Serbe

Një shtetase serbe nga Mitrovica dhe partneri i saj, anëtar i Forcave Ajrore të Kroacisë, janë arrestuar në ishullin Vis nën dyshimin se kanë spiunuar për Serbinë.  Hetimi ndaj tyre është zhvilluar nga policia kroate në bashkëpunim me Europolin. Sipas burimeve të gazetës kroate Index, dyshimet janë se piloti kroat i ka siguruar të dashurës së tij informacione konfidenciale, të cilat më pas ajo i ka përcjellë tek Lista Serbe. Të dy të dyshuarit u intervistuan të mërkurën, ndërsa pritet vendimi gjyqësor ndaj tyre. Mediat kroate raportojnë se piloti ka qenë…

Lexo më shumë

Falemnderim publik për të gjithë mbështetësit e ceremonisë së Nënës Terezë në Guci

Falënderoj nga zemra të gjithë pjesëmarrësit në ceremoninë e vendosjes së bustit të Nënës Terezë në oborrin e Kishës Katolike Shqiptare të Shna N’Dout në Guci. Në fjalën e rastit, për shkak të emocioneve, lashë pa përmendur disa emra e miq të çmuar, të cilët dua t’i falënderoj sot publikisht: • Z. Kolë Zagreda – miku im dhe burri i rrallë, i cili dhuroi bustin e Nënës Terezë. Zoti të bekoftë! • Z. Luan Gjonbalaj me familje – që dhuruan bankën e vendosur pranë bustit, ku secili mund të ulet…

Lexo më shumë

Nj. Adm. Kelmend: Male të pastra – jetë më e shëndetshme 

Sot, në bashkëpunim me Agjencinë e Zonave të Mbrojtura Shkodër, u bë e mundur realizimi i një aksioni të rëndësishëm pastrimi në kuadër të nismës “Male të pastra”. Ky aktivitet nuk është vetëm një hap drejt ruajtjes së natyrës sonë, por edhe një thirrje për ndërgjegjësim se mjedisi është pasuria më e çmuar që duhet ta mbrojmë së bashku.  Një falënderim i veçantë shkon për të gjithë ata që u bashkuan me përkushtim dhe energji në këtë nismë – kontributi juaj është një shembull frymëzimi për të gjithë komunitetin.  Le…

Lexo më shumë

Të dashurit nuk vdesin kurrë, derisa jetojnë ata që i duan 

Në kujtim të Afrim Buçaj Nokshiqi, djalit të axhës, vetëm 22-vjeçar, të marrë nga jeta në orët më të errëta të spastrimit etnik në Pejë. Ai ishte i ri, i qetë, gjithmonë me buzëqeshje dhe i mirë — një dritë që ndriçonte çdo rreth. Unë u rrita me të, dhe mungesa e tij është plagë që as koha, as fjalët nuk mund ta mbyllin. Nëna e tij, Zade, mbajti një dhimbje që vetëm qielli mund ta kuptonte. Ajo e përcolli Afrimin deri në banesën e fundit me një zemër të…

Lexo më shumë

“The Sun” dhe “Omaha Sunday Bee” : Plava e Gucia, ku Mali i Zi nuk guxoi të hyjë – siç shkruante shtypi amerikan më 1907

Për trimërinë e banorëve të Gucisë dhe Plavës në të kaluarën, janë shkruar dhjetëra tregime dhe libra. Që ky vend me të vërtetë ishte i veçantë, në vitin 1907 shkruanin gazetat amerikane “The Sun” dhe “Omaha Sunday Bee”. Këto dy gazeta në një faqe të plotë botuan tekst për Plavën dhe Gucinë duke i quajtur këto dy vende qytete të ndaluara evropiane, me një vështrim të posaçëm mbi fitoren në Nokshiq, kur ata mposhtën ushtrinë e Marko Miljanovit. Gucia dhe Plava, qytete ku asnjë i huaj nuk mund të hyjë gjallë – Banorët…

Lexo më shumë