U KREMTUA DITA E SHKOLLËS NË DACAJ TË ROZHAJËS 

Rozhajë, 27 shtator 2023

Në oborrin e shkollës fillore “Dacaj” në Dacaj u kremtua Dita e shkollës, ditë kjo që simbolizon hapjen e shkollës në gjuhën shqipe në Dacaj të Rozhajës në vitin 1968.

Në këtë festë të shkollës përveq prinderve, banorëve dhe mërgates së kësaj anë, morën pjesë edhe delegacionet nga Rozhaja, Podgorica, Kosova dhe Shqipëria, siq janë Ismet Kallaqi – nënkryetari i komunës së Rozhajës, Fatmir Asllani – nënkryetar i komunës së Pejës, Flamur Gashi – diplomat dhe ish këshilltar i lartë i presidentit të Shqipërisë Ilir Meta, Naser Gega – drejtori i Drejtoratit komunal të arsimit në Pejë, Nikollë Camaj– deputet në kuvendin e Malit të Zi, Herbert Pubans – humanistigjerman nga Gjermania, Bujar Hasanxhekaj – Kryetar i kuvendit të Gucisë, Rexhep Nikçi – mergata shqiptare e Rozhajës, Maxhun Smajli – activist nga Shoqata “Sali çekaj” në Bavari tëGjermanisë, Agim Bërdynaj – drejtor në Ministrinë e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë në qeverinë e Republikës sëKosovës, si dhe veprimtarë e kontribues tjerë.

Drejtori i shkollës z. Shefqet Daci e udhëheqi këtë kremtim dhe foli për historikun e shkollës duke theksuar rolin e saj që ka luajtur ky institucion arsimor në gjuhën shqipe në bashkësinëlokale Dacaj, por edhe në komunën e Rozhajës.

Organizatorët e kësaj feste nderuan më mirënjohje z.Flamur Gashin, Ilir Metës, Marash Dukajt, Maxhun Smajlit, Rexhep Nikçin, humanistim gjermam Herbert Pubans. Të gjithë këta për kontribut të veçantë në senzibilizimin e çeshtjes shqiptare në Mal të Zi, dhe për angazhimin e tyre në ndertimin e shkollës shqipe në Dacaj.

Më emocione te veçanta u përcollën nga të pranishmit recitimet e nxënësve të kësaj shkolle.

Shikuar nga aspekti historik në 26 shtator 1968 për herë të parëmësuesi Sokol Daci i mesoi nxënësit e klasës parë në gjuhën shqipe, duke e kthyer këtë shkollë me mesim nga gjuha serbo-kroate në gjuhën shqipe. Në gjuhën serbo-kroate është mbajtur mesim nga viti 1946. Vlenë të theksohet se në gjuhën shqipe shkolla është hapur për herë të parë më 1 shtator 1942 nga mësuesi Spiro Rexho nga Vlora. Ky mësoi nxënësit dhe popullatën deri me 1 qershor 1943. Pas Spiro Rexhos në vitin 1943 erdhi mësues Sherif Krasniqi. Andaj sot festohet 81 vjetori i shkollës. 

Faruk Daci