Nga Hajrullah Hajdari Nga përmbajtja e dokumenteve arkivore në lidhje me kryqëzimin e shqiptarëve, punës së komisionit hetimorpër veprimet e paligjshme të organeve shtetërore, qendrore, lokale, të individëve si përfaqësues të pushtetitdhe të popullsisë vendase pravosllave në lidhje me këtëçështje, del se shqiptarët (myslimanë dhe katolikë) u konvertuan në fenë pravosllave pa dëshirën e tyre, gjegjësisht me dhunë dhe me dijen e plotë të pushtetit dhevetë Krajl Nikollës. Fakti se shqiptarët kërkuan vetë tëkalonin në fenë pravosllave është i papranueshëm, përkëto arsye: – Nën presionin e përhershëm të pushtetit dhe ushtrisëmalazeze dhe premtimit të tyre se ato që kalojnë në fenëpravosllave do të gëzojnë privilegje të ndryshme, do tëtrajtohen mirë nga pushteti, aty-këtu ndonjëri edhe do tëpunësohej në administratë, do t’u ulej tatimi, do të marrinndihma të ndryshme materiale etj., disa nga shqiptarët, tëudhëhequr nga dëshira që t’i shmangen dhunësushtarako-policore malazeze, u lajmëruan për të ndërruarfenë e tyre me fenë pravosllave. Lajmërimi vullnetar i tyrenë asnjë rast nuk është shoqëruar me nënshkrimin e tyre, madje as në gjuhën osmane që, pa dyshim, shumë ngaqytetarët dinin shkrim e lexim në atë gjuhë, veç se kërkesat në çdo rast janë nënshkruar nga vetë zyrtarëtmalazezë; – Kundër atyre që nuk pranuan të ndërrojnë fenë e tyre e të cilët nuk kishin arritur të iknin, pushteti ushtarako-policor merrte masa nga më të egrat, rrihte, plaçkiste, burgostee pushkatonte, veprime të cilat i shtyninshqiptarët të lajmëroheshin për ndërrimin e fesë, gjithsesinën kërcënime, me forcë dhe dhunë e në asnjë mënyrë me dëshirën e tyre; – Gjatë procesit të kryqëzimit me dhunë, për të mospranuar kryqëzimin, një numër i madh i shqiptarëve tëkrahinës së Plavës dhe Gucisë i lëshuan shtëpitë e vetastërgjyshore: – Pas proklamatës së Krajlit, se çdokush është i lirë tëpredikojë fenë e vet, po thuaj të gjithë të konvertuarit u kthyen në fenë e tyre të mëparshme – muhamedane apokatolike, veprim i cili në themel e shfuqizon mendimin e kujtdo se shqiptarët e kishin pranuar konvertimin në fenëpravosllave me vullnetin e tyre. – Kryqëzimi në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet siincident apo rastësi e kryer nga disa njerëz pa dijen e qeverisë dhe Krajl Nikollës. Fakti se me fillimin e kryqëzimit “vullnetar” u njoftuan Ministria e Punëve tëBrendshme, Ministria e Arsimit, institucioni fetar dhepushteti lokal dhe ata komunikuan ndërmjet vete, dhanëudhëzime për veprim dhe u dhanë ndihmë financiare tëgjithë atyre që shpenzonin të holla për këtë çështje, ashtusi e dokumentuam me dokumente konkrete, po ashtu hedhposhtë të gjitha tezat e historiografisë malazeze se konvertimi në fenë pravosllave ka qenë incident ipërkohshëm dhe është kryer pa dijeninë e pushtetit dheKrajl Nikollës. Sipas Kushtetutës së Malit të Zi, të vitit 1905, e cila nëkohën e kryqëzimit ishte në fuqi, Knjazi është kreu i shtetitdhe, si i tillë, ka të gjitha të drejtat e pushtetit shtetëror(neni 2); është urdhëruesi suprem i të gjitha forcaveushtarake të shtetit (neni 5); emëron të gjithë zyrtarëtqeveritarë dhe nën kontrollin e tij suprem, ata ushtrojnëautoritetin e tyre në të gjithë vendin (neni 8, al. 2); Këshilli Ministror qëndron drejtpërsëdrejti nën urdhratdhe kontrollin e Knjazit (neni 105); Ministrat janëpërgjegjës ndaj Knjazit për aktet e shërbimit dhe veprimete tyre zyrtare (neni 108). Në fund, ministrat, në afatin prejpesë vjetëve nga dita e kryerjes së veprës, mund tëakuzohen nga Knjazi apo Kuvendi Popullor ( neni 111, al. 1, pika 5 dhe 113). Atëherë shtrohet pyetja a ka qenëKrajl Nikolla në dijeni për fillimin dhe ecurinë e kryqëzimit? Edhe po të ishte e vërtetë se ministrat nuk e kanë njoftuar me kohë atëherë pse asnjëherë, për pesëvjet, nuk e shfrytëzoi të drejtën për denoncimin e ministrave, madje atë s’e bëri as KuvendiPopullor. Faktet e prezantuara vërtetojnë se Krajl Nikollaka qenë në dijeni të veprimit poshtërues ndaj shqiptarëve, përndryshe është dashur t’i denoncojë dhe dënojëministrat qeveritarë, por këtë s’e bëri! Fakti se Krajliformoi komisionet hetuese për hetimin e veprimeve tëorganeve shtetërore apo individëve ndaj shqiptarëve nuk e liron Krajlin nga përgjegjësia, aq më tepër kur dihet se tëprocesuarit janë dënuar me dënime të lehta, madje disanga ta janë kthyer edhe në punë! – Nëse në relacionin këshilli ministror – Krajl Nikollavërtet ka pasur çarje ose mosbashkëpunim të punëve, poashtu Krajl Nikollën nuk e liron nga përgjegjësia sepsedokumentet e paraqitura dëshmojnë për pasojat e rëndadhe vuajtjet e popullit shqiptar të këtyre trojeve, kryesishtnga organet shtetërore. – Në krye të të gjitha veprimeve johumane ndajshqiptarëve kanë qenë brigadierë e komandantë tëushtrisë malazeze, komandant suprem i të cilave ishteKrajl Nikolla, dhe më i theksuar ndër ata Avro Cemoviqi. Nëse Cemoviqi, brigadier i nisur për të qetësuar situatënnë krahinën e Plavës dhe Gucisë nga vetë komandantisuprem, ka qenë bartës i të gjitha veprimeve barbare ndajshqiptarëve, atëherë shtrohet pyetja: Kush ishte iniciatoridhe me urdhër të kujt veproi Cemoviqi? Në rregulliminshtetëror monarkist, ku monarku i ka të gjitha të drejtat e komandimit civil dhe ushtarak, është e pamundur që ai tëpunonte krye në vete, përndryshe ai do të burgosej që nëfillimin e veprimeve e jo të pritej deri kur komisionihetimor t’i mbaronte hetimet. – Nëse i shikojmë të gjitha dokumentet arkivore një nganjë e të gjitha së bashku dhe pasojat të cilat kanëprodhuar veprimet jonjerëzore ndaj shqiptarëve dhe nësei referohemi Kushtetutës në fuqi, e gjithë përgjegjësia biembi komandantin suprem dhe mund të përfundojmë se iniciatori i kësaj masakre ishte vetë Krajl Nikolla. – Të gjitha veprimet e paligjshme, si çarmatimi dhekryqëzimi, pushkatimet e të moshuarve dhe të fëmijëve, plaçkitjet, djegia e shtëpive dhe objekteve fetare, të marranjë nga një e të shqyrtuara si një tërësi dokumentesh e veprimesh, përmbajnë elemente të dhëna për gjenocidinndaj njerëzimit dhe në rastin konkret ndaj shqiptarëve nëpërgjithësi e ndaj shqiptarëve, myslimanë e katolikë, tëkrahinës së Plavës dhe Gucisë, në veçanti. Gjithsesi, politika e konvertimit me dhunë të shqiptarëveMalit të Zi i shërbeu si mjet i pastrimit etnik të trojeveshqiptare ose, së paku, për ndryshimin e strukturës sëpopullsisë në favor të malazezëve. Në fund dua të shtoj se konstatimi im për përgjegjësinë e drejtpërdrejtë të Krajl Nikollës dhe zyrtarëve të tijshtetërorë për krimet e bërë ndaj shqiptarëve dhe cilësimii tij si përgjegjës dhe iniciator është krejtësisht i bazuarnë dokumente arkivore të shtetit, prijës i të cilit ishte aivetë. Këtë nuk e bëra për ta denoncuar personalitetin e tij, sepse është shumë vonë, por e bëra për të mësuar tëkaluarën tonë, veçanërisht këtë duhet ta mësojnëgjeneratat e reja, me qëllim që të mësojmë nga ajo, sepseka ardhur koha që gjërat të thuhen ashtu siç janë.
Lexo më shumëCategory: OPINIONE
ÇKA MUND APO DUHET TË PRESIN SHIPTARËT NGA QEVERIA E PAKICËS?
Nga: Hajro Hajdari Qeveria e 43-të, ose Qeveria e pakicës së Malit të Zi paralajmëroi se qeverisjen do ta bazojë në dy shtylla kryesore: sundimi i ligjit dhe zhvillimin ekonomik. Edhe qeveria e kaluar ( e 42-ta) pjesë e të cilës ishte edhe kryeministri aktual, por edhe qeveritë para saj, kanë proklamuar të njëjtat parime qeverisëse. Madje qeveria ekaluar u deklarua si Qeveri ekspertësh. Epilogu dihet. Qeveria e pakicës – Qeveri politike Për një shtet të vogël apo me një nivel të zhvillimit ekonomik si Mali i Zi, kabineti qeveritar me…
Lexo më shumë
Sanxhaket e Pazarit të Ri dhe Nishit dy treva të lashta të Qytetërimit Iliro- Dardan që nuk shuhen
Pushtuesit barbarë nuk mundën ta ndryshojnë ADN Arbërore e ta zvogëlojnë gravitetin shqiptar. Nga: Azgan HAKLAJ Sanxhaku i Pazarit të Ri- Sebrenica e Parë. Sanxhakët e Pazarit të Ri dhe Nishit provinca Iliro – dardane në epokën e mbretërive, në arealin e trojeve etnike shqiptare që u ngritën 4-5 shekuj para epokës sonë, ishin jo vetëm qendra të fuqishme në aspektin politik, ekonomik, ushtarak e kulturor, të cilat mbronin vulën dhe identitetin e qytetërimit tonë të lashtë por dhe rajone ku elementi iliro-dardan, thënë ndryshe struktura etnike e banorëve përbëhej nga…
Lexo më shumëQeveria e pakicës me mandat të kufizuar
Nail Draga, studjues, Ulqin Diskursi politik Qeveria e re e Mali të Zi, e cila u votua me 28 prill e njohur si qeveria e pakicës, parashihet që të ketë mandat të kufizuar prej një viti, duke qenë “eksperimentale”, në krahasim nga e mëparshmja e cila ishte e “ekspertëve”, e cila do të përballet me objektivat e programuara në rrethana jo të favorshme ekonomike e politike në këtë mjedis Në sajë të dekompozimit të ish shumicës parlamentare Qeverai e pakicës u votu nga 45 deputetë dhe 3 kundër, përbëhet nga …
Lexo më shumëHajrullah Hajdari: ZHGËNJIMI I RADHËS
Zgjedhjet e fundit lokale në Komunën e Ulqinit (27 mars 2022) nuk sollën asgjë të re për qytetarët e kësaj komune, përveçse zhgenjimin e rradhës. As një parti politike apo koalicion nuk ka arritur të fitojë shumicën e nevojshme për të krijuar dhe udhëhequr pushtetin vendor në katër vitet e ardhshme. Me e dhimbshme se kjo është defaktorizimi i partive shqiptare në këto zgjedhje, të përcjellura me parregullsi të shumta, korupsion dhe si rrjedhojë keqpërdorimi i rradhës i votuesit nuk pati të ndalur. Vërtetë këto zgjedhje u mbajtën në kushtet…
Lexo më shumë