Ismail Doda – Balada popullore të shqiptarëve në Malin e Zi

PËRMBLEDHJA “BALADA POPULLORE TË SHQIPTARËVE NË MALIN E ZI”, VEPËR JETËSORE E ISMAIL DODËS Mbledhësi dhe studiuesi i folklorit Ismail Doda ka botuar ditë më parë librin “Balada popullore të shqiptarëve në Malin e Zi (Përmbledhje) I”, që është pjesë e temës së disertacionit për fitimin e gradës “Doktor i shkencave”, mbrojtur në Qendrën e Studimeve Albanologjike në Tiranë. Përmbledhja përfshin 129 balada me 8 100 vargje, të cilat autori i ka mbledhur ndër shqiptarët në Malin e Zi: në Ulqin, në Anë të Malit, në Krajë, në Tivar me…

Lexo më shumë

DËSHMI SHKENCORE PËR PËRKATËSINË ILIRO-SHQIPTARE TË EPIRIT

Sherif Delvina, E vërteta mbi Epirin, Botoi:”Fllad”, Tiranë, 1999 Trajtimi i çështjeve që kanë të bëjnë me hapësiren etnogjeografike shqiptare sidomos asaj jugore ka vite që është  bërë objekt studimi për personalitete të shkencës dhe kulturës  shqiptare. Ne veçanti kjo çështje fitoj një dimension tjetër pas dështimit të monizmit sepse ne pluralizëm u krijuan rrethana të tjera  të favorshme duke mos pasur tema tabu, apo qasje ideologjike siç ishte më parë në Shqipëri. Nder studiuesit më të zellshëm dhe serioz ne këtë gamë bën pjesë Sherif Delvina, i cili ne…

Lexo më shumë

Mos e ktheni komunën e Preshevës në një kështjellë mesjetare

Nga  Ramiz LUSHAJ ​Pas humbjes së 3 prillit, ende pa i pritë të “7-tat”(!) mësovalajmin absurd se somnabulizohet opozita në Këshillin BashkiakKomunal të Preshevës, e cila po shterzon për shkarkimin e Kryetares së Komunës, Ardita Sinani. ​Saktësisht nuk e di se kush është kjo opozita miopekomunare e Preshevës, po me sa kuptoj janë ata, pikërisht ata, qëvotuan me thirrje elektorale e me bindje politike per integrimteksa e votuan për President të Serbisë Vuçiçin, ish ministrinditiramb të Millosheveçit, kaluçin e përultë të Putinit (!) Vuçiçi, si dem politik, i ka kap për brirësh, i ka marrë për vete, i ka kryetarët e tij të komunave në pothuaj në të gjitha qaret/distriktete Serbisë Juglindore, si 100 për qind në Toplica ( 3 komunat),Nisava (6 komunat), Podunavlje (3 komunat), Zajeças (4 komunat), në Broniçevo (nga 8 komuna i ka 5 prej tyre), nëJabllanicë (nga 6 komuna të pakten 4 prej tyre), në Bor (nga 3 dy prej tyre), në Pçinjë (nga 7 dy prej tyre). Ajo çka duhet cek, edhe komunën e Medvegjës, e ka partia SNS e Vuçiçit, e cila ka shkaktuar pasivizim të adresave të shqiptarëve, fshirje të tyre përvotime, spastrim etnik zyrtar modern. ​Sigurisht është për të ardhë keq nga ky krahasim rasti, pokjo opozita komunale e Preshevës me drejtuesit e tyre partiakë, nuk i ngjajnë as Vuçiçit kundërshqiptar, i cili e ka zgjedh përkryeministër një femër, ashtu siç është, ajo që është, etj.  ​Kjo opozita komunale e Preshevës nuk i përngjan kësi rastias Daçiçit kundërshqiptar, partia e të cilit, në Qarkun/Distriktin e Pçinjës (ku përfshihen edhe Presheva e Bujanoci) e kanë tëzgjedhur për kryetare të komunës së Surdulicës, një femër, Aleksandra Popoviç, (mbiemri i të cilës të kujton edhe Mark Milanin e Malit të Zi). Ajo vazhdon detyrën e saj shtetërore, se Daçiçi që i sulmon Shqiptarët e Kosovës Lindore, asnjëherë nuke shantazhuar apo turravrapnue për shkarkim nga funksioni i saj, e zgjedhur nga populli, nga votuesit e saj, nga shumica, sikurseveprojnë opozitarët komunal të Preshevës. ​Opozita komunale e Preshevës po me duket tejet mesjetarenë sulmet e saj për shkarkimin e saj, që duan ta kthejnë selinë e bukur të komunës moderne në një kështjellë mesjetare, me “luftëfisesh politike’ për pa aspak fisnikëri, me sulme si principatat e dikurshme pa asnjë princip politik kombëtar e shoqëror. ​Në krejt Serbinë Jug-Lindore, me 9 Qarqe/Distrikte e 43 komuna gjithsej, me mbi 1.5 milionë banorë (sipas rregjistrimittë vitit 2011, ku nuk figurojnë saktësisht Shqiptarët e KosovësLindore), janë vetëm dy femra/shoqe të zgjedhura kryetare tëkomunave: Ardita Sinani e Preshevës në Qarkun e Pçinjës dheAleksandra Popoviq e Surdulicës në Qarkun e Pçinjës. Në tëgjithë Serbinë femrat kryetare janë të pakta, kurse për opozitenkomunale të Preshevës, poi u del e tepërt kryetarja e tyre femër, një zonjë e nderuar. ​Opozita komunale e Preshevës, me ideatorët miopikë tësulmit dhe kamikazët politikë të shkarkimit, duhet ta dijnë dheduhet t’ua mësojnë se asnjëherë kreu i komunës së Preshevës e të Bujanocit, nuk mund të kthehen në një shilarëse (kolovajzë) politike, e cila më kujton një nga ato kangët e fëmijërisë time tëkahershme:Opla-la ulem ngjitem/ tek litari kolovitem/si piloti zemër trim/fluturoj gjithë gëzim/…trá lá lá, trá lá lá/ të mirë se unë nuk ká…/. Po, duhet thanë se ky litari nuk është si te lojërat e fëmijërisë, po është pikërisht ai litar ku politika e mbrapsht e opozitës komunale “e vetvarë vetveten”, ia ban gjamin edhe politikës shqiptarë në krejt Kosovën Lindore (Luginën e Preshevës). ​Unë nuk e njoh kryekomunaren e Preshevës, Ardita Sinani, veçse si foto e nga disa veprimtari të saj zyrtare publike, po mendoj se ajo është “Një nga Zonjat…

Lexo më shumë

PËRJETËSOHET EMRI I FAN NOLIT NË AMERIKË: Në kuadër të 100-vjetorit të marrëdhënieve amerikano-shqiptare

Nga Frank Shkreli Aktivisti i komunitetit shqiptaro-amerikan në Shtetet e Bashkuara, Mark Gjonaj, para disa ditësh, njoftoi komunitetin këtu në Nju Jork dhe anë e mbanë Amerikës se të shtunën me 9 prill në ora 12, në adresën 1201 Morris Park Ave, Bronx, NY 10461, do të zhvillohet ceremonia e emërimit të një rruge në kujtim të Fan Nolit, në adresën 1201 Morris Park Ave, Bronx, NY 10461.  Në njoftimin për këtë ngjarje që më dërgoi Z. Mark Gjonaj, thuhet se ky është, vërtetë, “një rast i jashtzakonshëm për komunitetin…

Lexo më shumë

MASAKRA E TIVARIT: TRI FAKTE BASHKËFAJËSIE TË NDODHURA BRENDA SHTETIT SHQIPTAR SOVRAN

Nga Ramiz LUSHAJ 1. Në burgun e qytetit të Shkodrës, në prill të vitit 1945, i sollën dy të rinj shtatlartë, të pashëm, energjikë. Ishin nga Kabashi i Prizrenit. Njëri po shkonte për 19 vjeç e tjetri po kapte 20 vjeç.Ishin arratisur nga kolonat e shqiptarëve të Kosovës, që serbët po i çonin drejt Tivarit. Forcat e ndjekjes i kapën dhe i futën në burg, duke i trajtuar si “dezertorë”, armiqë” etj. Më afrohet ky djali më i rritshëm në moshë, që kishte pak ditë i martuar, e më lenë…

Lexo më shumë