Nga MSc. AGIM ALIÇKAJ Në jetën politike të çdo kombi mund të ndodhin çudiradhe të papritura. Sidomos, në kombin shqiptar historikisht dhepadrejtësisht të coptuar dhe të shpërndarë me forcë në gjashtështete. Veprimet e viteve të fundit të Kryeministrit tëShqipërisë Edi Rama paraqesin një çudi të llojit të vet. Si është i mundur përqafimi dhe ledhatimi me një urrejtës tëpërbetuar, dhe vrasës të kombit tënd?! Takimet e tij të fshehta dhe të hapura me kriminelinVuçiq për ndarjen e Kosovës, cilësimi i gjenocidit serb sirrëmujë apo pastrim etnik, insistimi në faljen e krimeve serbepa kushte, tentimi i futjes së Shqipërisë, Kosovës dhe kombitshqiptar nën thundrën serbe me projektin anti-shqiptar“Ballkani i hapur”, arsyetimi i përkrahjes serbe për agresorinrus dhe nënçmimi i udhëheqësve të Republikës së Kosovës, e vendosin ate pa pikë dyshimi, në rrugën e sigurt drejttradhëtisë kombëtare. Për çudi, në mbledhjen e Këshillit të Evropës nëStrasburg, na doli i veshur me petkun kombëtarë. Përkrahje e UÇK-së dhe luftës së lavdishme çlirimtare, kritikë Evropëspër rezolutën e Dick Marty-t dhe shtëpinë e verdhë, kinse tëinicuar vetëm nga rusët (jo serbët), kritikë e gjykatës specialepër gjykimin e luftarëve të lirisë dhe kërkesë që Kosova tëanëtarësohet në Këshillin e Evropës. Kësaj radhe shkoi “aqlarg” dhe u bë “aq patriot” saqë kërkoi që Kosovo të quhetKosova (punë e madhe) dhe i sygjeroi Serbisë ta njohëpavarësinë e Kosovës, natyrisht pa u trazuar fare, më vonë, kur të jetë gati! Në shiqim të parë, pa u thelluar mirë, krijohet përshtypjase Edi Rama kaloi nga rruga e tradhëtisë në ate të lavdisëkombëtare. Përkrahësit e tij qorra, ata që ai i lavdëroi dhe tëtjerët që mashtrohen lehtë me fjalë të mira, u ngutën me shpejtësi, kush më parë, ta shpallin fjalimin e tij “historik”. Por, çka tregon ky fjalim në të vërtetë ?! I shiquar dhe analizuar realisht në mënyrë të paanëshme, ky fjalim nuk është gjë tjetër veçse akrobaciondhe mashtrim diplomatik, si vazhdim i marifeteve dhemashtrimeve të tij politike, nga shkolla serbe. Fjalë tëmira për gjëra të parëndësishme apo të pandërrueshme, veprime të kundërta dhe punë të këqija shumë tëdëmëshme për çështjet jetike kombëtare. Kritikat e ashpra, arrogante, jodiplomatike edhe fyese, edhepse deri diku të merituara, për Evropën nuk e ndihmojnëfare anëtarësimin e Kosovës në Këshillin Evropian, nuk e ndihmojnë as Shqipërinë në proçeset e integrimeve. Përkundrazi, mund t’i dëmtojnë. Këtë ai e di fare mirë, por e bën nga kompleksi i inferioritetit ndaj liderëve demokratik tëPerëndimit, sepse e ndjen vetën shumë më mirë në shoqëri tëautokratëve të Lindjes, të cilët ia rrahin krahët. Thelbi i tëgjithave të këqijave të tij është orientimi i tij pro-serb, prabashkëpunimi me armikun. Raporti i Dick Marty-t duhej kritikuar në kohën e miratimit, sot nuk e ka asnjë vlerë edhe nëse shfuqizohet. Gjykata speciale, e cila nuk është dashur të aprovohet, nukzhbëhet kurrë pa e kryer detyrën e vet për të cilën ështëaprovuar. Më e drejt do të ishte të kërkonte kapjen dhegjykimin e kriminelëve serb që ende shëtiten të lirë nëBeograd. Kritikat e tij nuk i ndihmojnë aspak luftarët e lirisënë gjykim në Hagë, në asnjë mënyrë. Ata do të lirohen vetëmkur të shpallen të pafajshëm, jo se i lavdëron dhe pretendon t’imbrojë njëfarë Edi Rama. I preokupuar me qortime për Evropën demokratike e cila, me të gjitha mangësitë, na ka ndihmuar dhe për të cilënkemi nevojë, “harroi” plotësisht ta kritikojë armikun e vërtetëtë kombit shqiptarë dhe shkaktarin shekullorë të të gjithakëqijave në Evropë, sidomos në tri dekadat e fundit, Serbinëkriminale, raciste, shoviniste, hegjemoniste, ekspansionistedhe fashiste. Edi Ramës i duhet shumë Serbia. Dëshira dhe qëllimi i tijdhe i Vuçiqit është dobësimi dhe rrëzimi i qeverisë Kurti dhendarja e Kosovës. Kjo jua mundëson të bëjnë “marrëveshje paqësore historike” shqiptaro-serbe, të shpallinfitore për krijimin e “Serbisë së madhe” dhe “Shqipërisë sëmadhe” (të gjymtuar), dhe të bëhen “lider të mëdhenj” historik. Kjo ëndërr e tmerrshme e dy personaliteteve të errëtanegative, kurrë nuk do të realizohet. Shanset që Edi Rama ta lëshojë rrugën e tradhëtisë dhe tëkalojë në ate të lavdisë kombëtare janë minimale. Ai duhet ta kuptojë se kjo nuk bëhet me fjalë boshe patriotike. E vetmjamundësi do të ishte nëse ai do të arrinte ta bindte “mikun” e tijVuçiq dhe qeverisjen despotike serbe, që Serbia zyrtarisht tëkërkoi falje, të filloi kapjen dhe gjykimin e kriminelëve tëluftës, t’i kthejë të zhdukurit me dhunë, t’i paguaj dëmet e luftës dhe ta njohë pavarësinë e Republikës së Kosovës. Gjëqë sipas Vuçiq, nuk do të ndodhë kurrë. …
Lexo më shumëCategory: OPINIONE
Interesat personale para atyre publike
Refuzimi i propozimit të presidentit për shpërndarjen e parlamentit dhe mbajtjen e zgjedhjeve nga ana e shumicës aktuale parlamentare, dëshmon qartë defektet e kushtetutës së vendit e cila duhet të ndryshohet, për të qenë në favor të funksionimit të qeverisjës dhe të interesit publik, e jo të interesave personale e të klanëve të ndryshme, duke injoruar qytetarët të cilët aty janë në sajë të votave tyre Nga Nail Draga Nga miratimi i pluralizmit në Mal të Zi(1990) në skenën politike pas tridhjetëvitesh në zgjedhjet parlmentare të mbajtuara me 30 gusht 2020,…
Lexo më shumëFIASKO POLITIKE E PARTIVE POLITIKE SHQIPTARE NË KRAJË
(LD NË MZ, UDSH, PD DHE FORCA)
Hajrullah Hajdari Zgjedhjet politike dhe ato lokale për shqiptarët në Mal të Zi, në 32 vitet e kaluara, janë pritur më padurim dhe me entuziazëm të theksuar. Kjo për faktin se me paraqitjen e pluralizmit politik dhe themelimit të subjektit të parë politik shqiptarë në Mal të Zi – Lidhjes Demokratike në Mal të Zi, shqiptarëve për here të parë iu dha mundësin e përfaqësimit autekton të interesave të tyre politike dhe civile. Populli shqiptar, nga lumi Buna në Ulqin e deri në Alpet shqiptare në Guci, reflektoi në mënyrën më të…
Lexo më shumëMemorandumi mbetet referencë për statusin e shqiptarëve në Mal të Zi
Miratimi i Memorandumit për status special të shqiptarëve në Mal të Zi, tridhjetë vite më parë(1992-2022) paraqet dokumentin me të rëndësishëm të shqiptarëve në këtë mjedis për avancimin e të drejtave të tyre qytetare e kombëtare. Por, nëse analizojmë kërkesat e shënuara në këtë dokument shqiptarët janë të zhgënjyer sepse përveç arritjës së statusit të komunës së pavarur për Malësinë(Tuz) kërkesat tjera kanë mbet të pa realizuara, në mungesë të vullnetit politik të pushtetit, ku pa përgjegjësi nuk janë as partitë politike të shqiptarëve të cilat duke qenë pjesë e…
Lexo më shumëSHQIPTARËT E ISTRËS
TË LËNË NË HARRESË E MËSHIRËN E KOHËS
Hajrullah Hajdari Shqiptarët kanë vuajtur gjithmonë nga braktisja e popullatës/ Emigrimi është një plagë e kahmotshme ndër shqiptarët, është një epidemi mbarëkombëtare që ka prekur pothujse çdo prag shtëpie, çdo vendbanim e çdo rajon. Kjo plagë e pashërueshme, sot e kësaj dite, po merr përmasa shqetësuese me tendecë rritjeje. Fatkeqsisht, karvani i shpërnguljeve vazhdon e vazhdon dhe si pasojë vendet shqiptare po boshatisen, në disa raste edhe tërësisht. Pa dashur të mohoj levizjet e shqiptarëve nga një vend në tjetrin, me qëllim të kërkimit të kushteve më të mira jetësore, emigrimet…
Lexo më shumë