Niveli i gazetarisë sot: Më mirë e dijnë ata te shitorja e katundit

Në kohen e rrjeteve sociale dhe të zhvillimit të teknologjisë së komunikimit masiv përhapja e informatave dhe dezinformatve është bërë  problem akut. Përgjegjësia ndaj shprehjes dhe deklarimit publik pothuajse nuk ekziston fare, sepse deklarimet dhe shkrimet  apo prononcimet mund ti bëj çdokush.

Akuzat e pabazuara, informacionet e  shtrembëruara,  e besa edhe shpifje të nivelit më të ultë sikur e kanë kapluar globin.

Etika si nocion dhe përgjegjësi ekziston vetëm atëherë kur kemi të bëjmë me gazetarë  profesionistë të arsimuar e të edukuar dhe me ndërgjegje të pastër në punë dhe në profesion.

Mediat në gjuhen shqipe janë të vërshuara me analistë dhe “analistë”,  nga të cilët  pjesa dërmuese  e tyre  janë mysafirë të emisioneve ku jo që bëjnë analiza, por as për komedi nuk i plotësojnë kushtet e pjesëmarrjes e lere më për analiza  mirëfillta.

Vite më parë, duke komunikuar me gazetarin e shquar të kohës dhe korrespodentin e luftës nga Drenica, dhe ish kryetar i Shoqatës së Shkrimtareve të Kosovës tash i ndieri Tahir Desku me tregoj një ngjarje mbresëlënëse për gazetarinë dhe eksperiencën e tij në këtë fushë.

Ai me tregoj se si një dite i ati i Tahirit kishte shkuar te shitorja e katundit për te blerë ca gjëra. Kur kthehet në shtëpi  me tregon një ngjarje qe ia kishin thënë atij te “shitorja” e katundit. Me pastaj Tahiri i thotë babait se  kjo ngjarje qe ai flet është ne fakt artikull i shkruar nga vetë Tahiri dhe tani i komentuar ne stilin e shitores së katundit.

Më pastaj Tahiri i thotë babait  të tij se ngjarja është ndryshe nga mënyra se si po e interpretonte ai, duke ia bërë me dije se këtë shkrim-informacion e kam bërë unë baba. Babai iu kishte përgjigjur : “Le atë pune ti, se ma mirë e dinë ata te shitorja”.

Reflektimin dhe realitetin sot sikur i ka mbuluar ironia dhe padituria, ngase edhe gjeneza e reflektimit vie vetvetiu nga edukata  dhe tradita fillimisht nga familja, mesi dhe rrethi qe i përket e më pastaj nga vlera e medias të cilës i është vënë në shërbim ai  psedudogazetar dhe pseudoanlist.

Në Kosovën e vuajtur të jesh analist, sidomos pa ego personale e pa  kurriz, do të thotë të anosh nga ndonjëra parti dhe ta mbrosh e promovosh atë gjë që ti hap dyert për përfitime dhe benefite të llojeve të ndryshme.

Dhe për këtë arsye “analistët” pjellin si kërpudhat pas shiut ndërsa mediat i ngjajnë  shitoreve të katundeve.

Esad Gjonbalaj