14 Korrik 2019 Dite me par filloj aksioni për rregullimin varrezave te Nokshiqit. Ky aksion hasi ne një përkrahje dhe mbështetje te fuqishme nga të gjitha trevat shqiptare. Është kjo një nisme me karakter human dhe kombëtar. Edhe pse Nokshiqi sot fatkeqësisht nuk frymon më shqip sepse aty nuk banon asnjë banor shqiptar, aty janë me qindra varreza shqiptare te nokshiqasve por edhe të vrarëve nga luftërat për mbrojtjen e kufirit te Shqipërisë natyrale.Keto varre sot kërkojnë kujdesin dhe respektin tone dhe sikur na thone ne heshtje mos na harroni,…
Lexo më shumëCategory: Plava e Gucia Sot
Plava e Gucia Sot
Shqetësimet e prindërve në Plavë Guci të brengosur me situatën aktuale në arsim: Sa është i kualifikuar kuadri arsimor i Plavë Gucisë?
Në vazhdimësi në redaksinë tonê “Plava e Gucia Sot” arrijnë shkresa të shumta përmes të cilave shprehet zhgënjimi e dëshprimi për nivelin dhe cilësinë e edukimit që u jipet fëmijëve të te gjitha niveleve shkollore në gjuhën shqipe në tërë rajonin e Plave Gucisë. Duke mos dashur t’ju hynë në hak rasteve të ndritshme të mësimdhënësve të denjë dhe profesionistë, prindërit shprehin indinjatën e shqetësimet e tyre duke pasur dyshime në disa kuadro mësimdhënësish të cilët, sipas tyre, punojnë me diploma të dyshimta e ç’është më e keqja ka edhe të tillë që nuk janë të diplomuar…
Lexo më shumëRegjisori Isa Qosja do të fillojë xhirimin e filmit më të ri gjatë këtij gushti në vendlindjen e tij në Vuthaj, Plavë e Guci
Filmi i metrazhit të gjatë “The Stroke” i regjisorit Isa Qosja do të fillojë xhirimin e filmit më të ri në gusht të këtij viti në vendlindjen e tij në Vuthaj, Plavë e Guci, filmi trajton plagën e vendlindjes mërgimin. Ky film është bashkëpunim midis Kosovës, Shqipërisë dhe Malit të Zi ndërsa së fundi ka marrë mbështetje prej 80 mijë eurosh nga Euroimages. Lajmin e ka bërë të ditur producenti Bajrush Kajtazi, i cili ka thënë se e kanë hapur rrugën drejt realizimit. “Filmi “The Stroke” me skenar dhe regji…
Lexo më shumëKRISMAT E FUNDIT TË NOKSHIQIT
shkruan: Naser Vuçetaj Rastësisht u ndala te Posta e Plavës, ditë e premte, ditë tregu, si zakonisht, qyteti merrte gjallërinë e vetë. Mendja me ktheu në fëmijërinë e hershme, në kujtimet mia. Ah sa gëzoheshim atë ditë, takonim të afërmit, shokët nga fshatrat. Por ne fëmijët më së shumët i gëzoheshim një plaku, një plaku që vinte nga Nokshiqi i historisë, nga Nokshiqi i betejave. Ujkan Col Mekuli, apo siç e quanin te gjithë me pseudonimin “Vllaka”. Ai nuk lente asnjë të premte (ditë tregu në Plavë) pa ardhë ne…
Lexo më shumëFILLOI AKSIONI PËR RRETHIMIN DHE PASTRIMIN E VARREZAVE TË NOKSHIQIT
Të dashtun bashkëkombës ! Të dashtun bashkëvendasit e mi të gjakut dhe truallit nga Nokshiqi! Nga Nokshiqi i lavdisë dhe i heroizmit, nga vendi ku u zhvillua një nga luftërat më të përgjakshme dhe fitimtare (1879-1880) në mbrojtje e kufirit shqiptar, nga Nokshiqi ku u thyen vendimet e Kongresit famëkeq te Berlinit u bëjë thirrje për përkrahje ! Fillimisht kam një lutje për të gjithë vllaznitë e Nokshiqit: Selimaj, Buçaj, Mehaj dhe Mekuli kudo qe gjendeni: Kosovë, Shqipëri, Evropë dhe Amerikë. Te dashur vëllezër duke par gjendjen e Nokshiqit sot,…
Lexo më shumë