Idriz (Xhemë) ULAJ u lind më 10.08.1942 në Vuthaj, Plavë. Shkollën fillore e mbaroi në vendlindje, shkollën normale në Prizren, fakultetin filozofik (dega gjuhë e letërsi shqipe) në Prishtinë. Më 1967 filloi të punojë mësimdhënës në shkollën fillore “Gjergj Fishta” të Prishtinës, pastaj në shkollën e mesme teknike “19 Nëntori” në Prishtinë, në gjimnazin “Xhevdet Doda” në Prishtinë dhe, në vitin 1971 – 2007, lektor-gazetar në revistën javore “Zëri i rinisë”. Idriz Ulaj është krijues që ka bërë emër në letërsinë shqipe. Ai kaherë (1962) ka filluar të botojë…
Lexo më shumëCategory: Plava e Gucia Sot
Plava e Gucia Sot
Prej qelie në qeli… – Bisedë me Ajshe Gjonbalajn, ish-e burgosur politike
“Intervistë e revistës Kosovarja” Ajshe Gjonbalaj, nga Vuthaj, e burgosur politike e viteve 80, ka qenë pjesëmarrëse e demonstratave më 1968 dhe 1981, ku edhe është dënuar me burg 13 vjet, e që shtatë prej tyre i ka vuajtur në disa burgje, e shumicën në burgun e Pozharevcit, në Serbi. “Kosovarja”: Kush është Ajshe Gjonbalaj? Ajshe Gjonbalaj: – Jam e lindur më 1 tetor 1948, në Vuthaj, në Mal të Zi. Shkollën fillore e kam kryer në Vuthaj, normalen në Pejë, kurse Shkollën e Lartë Pedagogjike në Prishtinë, më 1971.…
Lexo më shumëGjurmët e perandorit August në historinë e Ilirisë
Javën e kaluar në Zagreb të Kroacisë doli nga shtypi libri “The century of the brave – Roman conquest and indigenous resistance in Illyricum during the time of Augustus and his heirs” (Shekulli i të guximshmëve – Pushtimi romak dhe rezistenca e indigjenëve në Ilirik gjatë kohës së sundimit të Augustit dhe të trashëgimtarëve të tij), të cilin e ka publikuar Departamenti i Arkeologjisë i Fakultetit Filozofik të Universitetit të Zagrebit. Vepra në fjalë trajton personalitetin, kohën dhe pushtimin e Ilirikut dhe rezistencën e popullatës autoktone kundër pushtimit romak dhe…
Lexo më shumëPASARDHËS TË DENJË-Veprimtaria kombëtare e pesë djemëve të heroit kombëtar Jakup Ferri
Plava e Gucia trime, një nga pikat kyçe ku përqëndroheshin lakmitë e shovinistëve fqinjë, sidomos të shovinistëve malazez, do të jetë edhe në të ardhmen një pikë e rëndësishme nevralgjike. Ky mjedis heroik ku lindi dhe ra Jakup Ferri, edhe në vitet e ardhme do të jetë një trevë luftarake. Atje do të dalin burra të tjerë të shquar që do tc vazhdojnë veprën e Jakup Ferrit. Një ndër ta do të jetë edhe biri i kryetrimit të madh, Hasan Ferri, si dhe gjithë vëllezërit e nipërit e tij. Hasani,…
Lexo më shumëLajmet e rrejshme dhe njollosja e familjeve ne Vuthaj
Vuthaj 31 Mars 2018 Te nderuar bashkëvendës kohëve te fundit jemi dëshmitar te përhapjes se njoftimeve te rrejshme ne Facebook dhe kjo është e bere e theksuar veçanërisht ne fshatin Vuthaj si ne asnjë vendbanim tjetër ne Plave Guci. Njerëz te pa përgjegjshëm përhapin lajme Vdekje për familjarët tona, dhe çka është edhe me keq keqbërësit tentojnë te njollosin familjet me shpifje te nivelit ma te ulet njerëzor, duke cenuar rend integritetin dhe privatësinë e familjeve, por njëkohësisht edhe duke tronditur rend ndjenjat e njerëzve si lajmi i sotëm për…
Lexo më shumë