Rruga Guci – Vuthaj (Faza I) 

Është hapur tenderi për ofertim në thirrjen publike për të realizuar projektin e rrugës Guci – Vuthaj, faza e parë (pjesa nga Qosajt deri tek ura në Vuthaj). Këtë projekt, e fillon dhe realizon Drejtoria e projekteve kapitale (CG: Uprava Kapitalnih projekata) që do të thotë se  komuna e Gucisë e cila e ka inicuar, NUK KA asnjë ndikim as në përzgjedhje e as në kontrollë, përveç shpronësimit.  Po, për këtë projekt janë “tërhequr” të hollat me projekt-rebalans të Qeverisë, që do të votohet sot, por besojmë që drejtori Esmin Beqaj…

Lexo më shumë

VATRA, organizon veprimtari për veprën e historianes Leonora Laci me titull: SKËNDER IMER THAÇI MES SHQIPËRISË, KOSOVËS DHE MALIT TË ZI

Federate Pan – Shqiptare e Amerikës, VATRA 2437 Southern Blvd, Bronx, NY F T E S Ë Të nderuar Vatranë Në vijim të veprimtarive patriotike të Federatës tonë Pan – Shqiptare të Amerikës, VATRA, kam nderin t’ju njoftoj se do të organizojmë një veprimtari për njohjen me veprën e historianes Leonora Laci me titull: SKËNDER IMER THAÇI  MES SHQIPËRISË, KOSOVËS DHE MALIT TË ZI Data, e shtunë 1 Tetor, 2022 Ora 11.00 Vendi: ILLYRIA CENTER, Adresa: 1400 Pelham Pkëy South, Bronx, NY 10461. KUSH ËSHTË SKËNDER THAÇI? Skënder Thaci është…

Lexo më shumë

Binak Ulaj: Mosmbajtja e mësimit është komprometim i arsimit shqip

Si qytetar e, veçmas, si punëtor shumëvjeçar i arsimit, përpos periudhës kur kjo punë më është pamundësuar dhe ndaluar, po e përcjell,  me shqetësim, për shumë arsye, rrjedhën dhe përmasën kohore të grevës së punëtorëve të arsimit dhe të çerdheve. Ndonëse me vite të tëra është folur, shkruar e  faktuar se qarqe e vetje të caktuara, përveç tjerash e kanë gllabëruar pronën publike dhe buxhetin e shtetit, s’ kam mundur ta marr me mend se edhe shumica e punëtorëve të arsimit, të nxitur nga po ato qarqe e vetje, do…

Lexo më shumë


Komuna e Gucise dhuroi mjete mesimore klasave te para

Komuna e Gucise, ne krye me kryetaren Anella Cekic dhe nenkryetarin Edon Balidemaj, bashke me drejtorin e sapozgjedhur te shkolles, Luan Kukaj, vizituan objektet shkollore te shkolles Xhafer Nikoçeviq duke u deshiruar vite te mbare shkollore  vogelusheve te Komunes se Gucise dhe duke u dhuruar nga nje komplet mjetesh mesimore te gjithe te klasave te para. Nje njoftim impresionues nga shkolla fillore e Gucise është se kete  vit, ka gjithsej 39 nxeness ne klasen e pare, numer ky qe është më i larti krahasuar vitet paraprake.

Lexo më shumë

Vëllezërit Sinanaj nga New Yorku dhurojnë për vendlindje

Vëllezërit Sinanaj Rustem, Ismet, Shefket dhe Xhafer këtë vit vazhdojnë punën e tyre humanitare në komunën e Plavës. Vëllezërit Sinanaj për t’i ofruar ndihmë familjeve me gjendje më të dobët financiare, dhuruan pako me ushqime dhe produkte higjienike. Duhet theksuar se vëllezërit Sinanaj, të cilët janë pronarë të një rrjeti restorantesh në Nju Jork, me fondacionin e tyre Sinanaj Brothers, prej shumë vitesh ndihmojnë rajonin dhe popullin e tyre duke organizuar dhe financuar aksione humanitare. Ata gjithashtu marrin pjesë në shumë projekte të një rëndësie të përgjithshme. Kujtojmë se vetëm…

Lexo më shumë