ME 29 DHJETOR 2023 PRESIDENTJA E KOSOVES ZNJ.VJOSA OSMANI E DEKOROI JAKUP FERRIN ME MEDALJEN PRESIDENCIALE

#SiSot, më 11 janar 1880, ndërroi jetë Jakup Ferri.  Në betejën e Limit më 4 janar 1880, Ferri do të plagosej rëndë nga përleshjet me trupat malazezë dhe për pasojë, do të shuhej pak ditë më pas, në Plavë, aty ku edhe pa dritën për herë të parë. Në rininë e tij mori pjesë aktive në kryengritjet e viteve ’40-’50 kundër pushtuesve osmanë dhe reformave centralizuese të Portës së lartë. Në vitet 1874-1876 Jakup Ferri ishte një nga drejtuesit kryesorë që kundërshtoi inkursionet aneksioniste të Malit të Zi, kështu ai…

Lexo më shumë

Vëllim me peshë dhe vlerë të lartë që shpalos, thellon dhe reflekton njohuritë për epikën shqiptare, veçmas për Eposin e Kreshnikëve

Shaban Hasangjekaj Në muajin prill të vitit 2023, doli nga shtypi libri i pestë studimor për Eposin e Kreshnikëve në Ballkan “Studime për folklorin, V, Gjurmime të Eposit të Kreshnikëve në Ballkan: Kërkime në fonde arkivore të Harvardit dhe në disa vise në Ballkan”, autor i të cilit është epikologu i mirënjohur shqiptar, Prof. Dr. Zymer Ujkan Neziri, i botuar nga Akademia e Studimeve Albanologjike, Tiranë, Instituti i Antropologjisë Kulturore dhe i Studimit të Artit.Recensues të vëllimit në fjalë janë: Prof. Dr. Nebi Bardhoshi, Akademia e studimeve Albanologjike, Tiranë, Prof.…

Lexo më shumë

NJOFTIM NGA FAMILJA FERRI

Me kënaqësi ju njoftojmë se nga Presidenca e RK na kane informuar qe Presidentja e Republikës se Kosoves Sh.S. Vjosa Osmani – Sadriu ka vendosur qe këtë fundvit ta dekoron JAKUP FERRIN me medaljen presidenciale.Ceremonia e ndarjes së dekoratave do të organizohet më 29.12.2023, në orën 18:00 në Grand Events, Magjistralja Prishtinë – Milloshevë.Ne emer te familjes Ferri dekoraten do ta pranoje Prof.dr.Naser FERRI.Me respekt, familja FERRI

Lexo më shumë

Aksident i rëndë trafiku në afërsi të Plavës. Ka të vdekur dhe të plagosur 

(Informacionet e fundit) Mirza Mekuli ka nderruar jete sot në mbrëmje në Berane për shkak të lëndimeve të marra në një aksident trafiku në Plavë (në Ekonomi). Ai është viktima e katërt e këtij aksidenti që ndodhi vonë sot dhe tronditi vendlindjen tonë.   M.Haxhaj (26), bashkëshortja E.Haxhaj (20) dhe M.Cirikovic (26) kane ndërruar jetë në vend    Sonte në ora 19:35 një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në afërsi të Plavës  (Brezovice- në Ekonomi). Jozyrtarisht kanë humbur jetën 3 persona: M. Haxhaj, …Haxhaj  dhe N. Cirikoviq, ndërsa M.…

Lexo më shumë

SUKSESET E PLAVẼ- GUCIASVE NUK NDALEN: Doli nga shtypi libri i ri i Prof.dr.Naser FERRIT

Doli nga shtypi libri i ri i Prof.dr.Naser FERRIT me titull: “Gjetjet e reja epigrafike e numizmatike te zbuluara dhe te publikuara ne Kosovë mes viteve 1980 dhe 2020.” Libri ne fjale eshte rezultat i punes shumevjeçare hulumtuese shkencore të prof.Ferrit. Këtë libër e kane vlerësuar recensentët-profesorët eminent të arkeologjisë: Akademik Marin Zaninoviq nga Zagrebi  dhe Akademik Mithad Kozliçiq nga Zara, ndërsa botues eshte Instituti Albanologjik i Prishtinës. Autori thotë se ashtu si edhe pesë librat e tij te mëhershme, edhe kjo vepër eshte rezultat i arsimimit të tij ne Universitetin…

Lexo më shumë