Kuka: Stop diskriminimit, na lejoni të lëvizim lirshëm

Blerim Halimi / RTKlive Trajneri më i suksesshëm në sportin kosovar, Driton Kuka, ka shprehur pakënaqësinë e tij lidhur me faktin që qytetarët e Kosovës vazhdojnë të mbesin të të izoluar, si pasojë e mosliberalizimit të vizave. Ai nëpërmjet një postimi në Facebook ka kërkuar ndërprerjen e diskriminimit që është duke iu bërë qytetarëve të Kosovës. “Evropa po diskriminon Kosovën me mos liberalizim të vizave, shteti i vetëm në Evropë! Po shpresoj që sot të kemi ndonjë lajm pozitiv edhe pse personalisht s’po besoj. Krejt arsyetimet që po mundohen mi…

Lexo më shumë

Me punë dhe djersen tënde arrin suksese edhe në vendlindje

Mjeshtri  i përpunimit të drurit Valdet Rugova nga fshati Hakaj, komuna e Plavës po i qëndron besnik vendlindjes pa e braktisur atë. Valdeti  thotë se : “po ashtu u qëndroi besnik edhe klientëve te mi ne kërkesat e tyre”. E kam nisur ketë veprimtari tash e disa vite sepse besoj se me punë fisnike e përkushtim mund të ia dalësh edhe këtu ne trojet e te parëve. Për mua, mbi te gjitha,  eshte me rendësi te qëndroj këtu, thekson ai, sepse te tretem në vende të huaja  nuk është zgjidhje.…

Lexo më shumë

Vizionar i denjë dhe i paepur në profesion

Në kilometrin e pestë të rrugës magjistrale, që nga Plava shpie për në Guci, në anën e djathtë të luginës piktoreske të Lumit Luça, mu rrëzë Bjeshkës së Visitorit të lartë, thepisur e kreshnik, fillon shtrirja e Martinajve, fshat i Komunës së Gucisë, i cili dikur radhitej ndër vendbanimet më të mëdha, atëherë të Komunës së Plavës, i cili numëronte më se 80 familje me mbi 500 banorë, kryesisht të popullatës shqiptare Por, mjerisht, migrimi dhe emigrimi e ka bërë të veten. Sot numri i familjeve dhe i banorëve ka…

Lexo më shumë

Malsor Gjonbalaj për largimin e Kurtulus: Është vendim dëshpërues

Trajneri dhe analisti i njohur i futbollit kosovar Malsor Gjonbalaj ka komentuar vendimin e futbollistit Edvin Kurtulus i cili ditë më parë vendosi që ta braktisë Kosovën dhe ta përfaqësojë Suedinë. Kurtulus ishte kapiten i Kombëtares U21 të Kosovës dhe largimi i tij i pa pritur ka lënë të zhgënjyer tifozët e futbollit në Kosovë dhe jo vetëm ata. Duke folur për KosovaPress, Gjonbalaj e ka quajtur dëshpërues vendimin e tij, derisa ka thënë se ky është një sinjal që duhet të punohet më shumë me të rinjtë në mënyrë…

Lexo më shumë

Parada e shqiptarëve në New York

Nën organizmin e organizatës rinore “Rrënjët Shqiptare” në ShBA, dhe me përkrahjen e shoqatave të komunitetit shqiptaro-amerikan , edhe kësaj radhe mbahet parada e shqiptareve në Amerikë. Ju ftojmë në pjesëmarrje sa më masive që New Yorku më 11 Qershor të jehoj e zhrmoj vetëm shqip duke prezantuar vlerat e bukura të shqiptarisë në metropolin më të madh botëror. Ejani u mirëpresim

Lexo më shumë