Kuka: Stop diskriminimit, na lejoni të lëvizim lirshëm

Blerim Halimi / RTKlive

Trajneri më i suksesshëm në sportin kosovar, Driton Kuka, ka shprehur pakënaqësinë e tij lidhur me faktin që qytetarët e Kosovës vazhdojnë të mbesin të të izoluar, si pasojë e mosliberalizimit të vizave.

Ai nëpërmjet një postimi në Facebook ka kërkuar ndërprerjen e diskriminimit që është duke iu bërë qytetarëve të Kosovës.

“Evropa po diskriminon Kosovën me mos liberalizim të vizave, shteti i vetëm në Evropë! Po shpresoj që sot të kemi ndonjë lajm pozitiv edhe pse personalisht s’po besoj. Krejt arsyetimet që po mundohen mi jep shtete hezituese si Franca, Holanda e ndonjë tjetër aspak nuk qëndrojnë! E turpshme e irrituese që ne si popull të jemi të robëruar në mes të Evropës! Stop diskriminimit të Kosovës, u bë shumë! Leni fëmijët tanë të lëvizin lirshëm si krejt fëmijët e çdo shteti tjetër Evropian!”, ka shkruar mes tjerash trajneri që viteve të fundit i ka sjellë vendit tonë sukseset më të mëdha sportive me xhudistet tona.