Atmosfera e Festave të Fundvitit në Guci është gjithmonë e veçantë, e mbushur me gëzim, solidaritet dhe ndjenjë bashkimi komunitar. Këtë vit, ky gëzim u bë edhe më i madh falë mbështetjes së jashtëzakonshme të Fondacionit Plavë-Guci, i cili solli dhurata për vogëlushët e vendlindjes, duke ndriçuar fytyrat e tyre me buzëqeshje dhe lumturi. Një falënderim i veçantë për Fondacionin Plavë-Guci që vazhdon të kontribuojë me zemërgjerësi dhe përkushtim për ruajtjen e shpirtit të festave dhe traditave tona, duke sjellë gëzim dhe harmoni në çdo shtëpi të Plavë-Gucisë. Urime Festat…
Lexo më shumëCategory: Plava e Gucia Sot
Plava e Gucia Sot
Prof. Zake Prevlukaj zgjidhet anëtare e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës
Kuvendi zgjedhor i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës (ASHAK) ka zgjedhur më 23 dhjetor anëtarët e rinj të rregullt dhe korrespondentë të Akademisë. Ndër të përzgjedhurit është edhe bashkëvendësja jonë, prof. Zake Prevlukaj. Ajo ka lindur në Martinaj të Gucisë, ndërsa është rritur dhe arsimuar në Prishtinë. Përzgjedhja e saj si anëtare korrespondente e ASHAK-ut në fushën e arteve është mëse e merituar. Profili dhe arritjet profesionale Zake Prevlukaj diplomoi në vitin 1991 në Fakultetin e Arteve DAF për Pikturë, në klasën e prof. Nysret Salihamixhiqit. Në vitin…
Lexo më shumëFerhat Draga – atdhetar e mbrojtës i çështjes kombëtare shqiptare, Kelmendas me origjinë nga Vuthajt
Familja e Ferhat Dragës eshte me origjinën nga Vuthaj dhe i perket fisit Kelmendas. Pas një periudhe, kjo familje ishte shperngulur nga Vuthajt dhe ishte vendosur në fshatin Draga, i cili sot i përket komunës së Tutinit. Kjo familje zotëronte prona të mëdha dhe, me kalimin e kohës, nga fshati Draga ishte shpërngulur në Mitrovicë, ndërsa në Shkup kishte ndërtuar një shtëpi madhështore. Nga kjo familje fisnike rrjedhin personalitete të shquara që dhanë një kontribut të çmuar për çështjen kombëtare shqiptare. Vëllai i Fehatit, Nexhip Draga, kishte qenë kryetar i partisë…
Lexo më shumëNjë krenari e madhe për prindërit dhe vendin e tyre: Syzana Vuçetaj – rruga e suksesit të madh
Në një qytet të madh si New York-u, ku miliona histori bashkëjetojnë çdo ditë, një kapitull i veçantë u shkrua para ca ditësh nga Syzana Vuçetaj. Vajza me origjinë nga Malësia (Vuthaj) mbrojti me sukses temën e doktoraturës në matematikë, duke arritur një kulm të lartë arsimor që do të mbetet si një testament i punës, përkushtimit dhe krenarisë së saj familjare. Prindërit e Syzanës, Sania e lindur në Amerikë në një familje të njohur me prejardhje nga Tripoja dhe Sadriu që dikur kishte lënë Malësinë (Vuthaj) për të ndërtuar…
Lexo më shumëDiskursi politik: Kohabitacioni dhe qeverisja
Dukuria e kohabitacionit, në praktikë është paraqitur në vendet e ish kampit socialist pas miratimit të pluralizmit politik, duke dëshmuar se kemi të bejmë me model të ri të qeverisjës i cili duhet të përshatët si kudo në vendet me traditë demokratike Nail Draga Vetëm në pluralizëm qytetarët në vendet e ish kampit socialist kanë pasur mundësi të njihen me dukurinë e kohabitacionit. Kemi të bëjmë me përfaqësuesit e pushtetit të cilët nuk i takojnë partisë së njëjtë në institucionet kryesore të vendit siç janë presidenti dhe kryeministri. Në…
Lexo më shumë