Një jetë në shërbim të atdheut dhe njeriut – nga bankat e shkollës nën përndjekje, te frontet e luftës dhe spitalet ku shpëtoi jetë – Dr. Ahmet Goçaj mbetet një nga figurat më të ndritura të përkushtimit, sakrificës dhe humanizmit kombëtar. Dr. Ahmet Goçaj Dr. Ahmet Goçaj u lind më 26 nëntor 1965 në fshatin Vuthaj, një trevë e njohur për qëndresën e saj shekullore dhe për kontributin e vazhdueshëm në luftërat për liri e dinjitet kombëtar. Vuthajt, me historinë e lavdishme dhe me traditën e burrërisë e të sakrificës,…
Lexo më shumëCategory: Plava e Gucia Sot
Plava e Gucia Sot
Kur humanizmi bëhet histori: Zymer Sinanaj nderohet nga Presidentja Osmani
Sot, me një krenari të veçantë, familja dhe komuniteti i Plavës e Gucisë njofton se aktivisti dhe bashkëvendasi ynë i dalluar, Zymer Sinanaj, është dekoruar nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Dr. Vjosa Osmani, për kontributin e tij human dhe shoqëror. Lajmi u bë i ditur nga djali i tij, Driton Sinanaj. Në një mesazh në rrjetin social në facebook , Dritoni shprehu: “Sot ndjej një krenari të veçantë si djalë, jo vetëm për këtë shpërblim të babait tim, por për vlerat njerëzore që ai përfaqëson. Mirënjohja që ka marrë…
Lexo më shumëAi që zgjodhi vendlindjen mbi karrierën – historia e Prof. Rizë Prelvukaj
Me rastin e 20-vjetorit të ndarjes nga jeta të Prof. Rizë (Meli) Prelvukaj, kjo biografi është përgatitur si një homazh i përulur dhe i denjë për jetën, veprën dhe trashëgiminë e tij të pavdekshme, në shenjë respekti dhe mirënjohjeje për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në arsim dhe në çështjen kombëtare. Prof. Rizë (Meli) Prelvukaj (1946–2006) Profesor, pedagog, intelektual dhe atdhetar i shquar nga Martinajt e trevës së Plavës dhe Gucisë Prof. Rizë Prelvukaj lindi më 20 shtator 1946, në fshatin Martinaj të Gucisë, në një familje me tradita të…
Lexo më shumëKËNGA PËR MBROJTËSIT E PLAVËS
Një këngë e bukur dhe e veçantë për dalzotësit e Plavës. E kisha dëgjuar për herë të parë dhe të fundit në Vuthaj në vitin 1989, tridhjetë e shtatë vjet më parë. Në Radio Tiranë, te Emisioni për bashkatdhetarët, kush e mban mend. Maturantë në shkollën e Plavës sapo kishim filluar të flasim lirshëm për të kaluarën, për Oso Kukën, për Luftën e Nokshiqit. Nuk kishte shumë njerëz që dinin të na tregonin shumë, se gojët ishin kyçur për gati 100 vjet. Profesori i ndjerë Riza Prelvukaj i pari na…
Lexo më shumëAmbasadorja e Shqipërisë viziton Shkollën Fillore “Hajro Shahmanoviq” në Plavë, dhuron abetare për nxënësit e klasës së dytë
Plavë – Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë zhvilloi sot një vizitë në Shkollën Fillore “Hajro Shahmanoviq” në Plavë, ku dhuroi abetare për nxënësit e klasës së dytë. Lajmi është bërë i ditur nga mësimdhënësja e kësaj shkolle, znj. Verë Hakaj, përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook. Sipas saj, ky donacion përbën një mbështetje të rëndësishme për nxënësit që ndjekin mësimin në gjuhën shqipe. “Ambasadorja e Shqipërisë sot vizitoi shkollën fillore ‘Hajro Shahmanoviq’ në Plavë, duke bërë donacion abetare për klasën e dytë. Ju faleminderit, zonjë e nderuar!”, ka shkruar…
Lexo më shumë