Dhurohen pajisje shkollore për nxënësit e shkollës së Plavës

Edhe pse larg nga vendlindja,  bijtë e saj për asnjë çast nuk e ndalin kujdesin dhe dashurinë për trojet e të parëve dhe mirëqenien e kësaj treve. Te tillë janë vëllezërit  Rrustem, Ismet, Shefket dhe Xhaferr Sinanaj nga Hoti i Kujit të Plavës, me banim në New York dhe pronar të disa restoraneve si Empire Stake House dhe  Chaz Palminteri Italian Restaurant. Gjatë këtyre ditëve ata dhuruan pajisje shkollore për nxënësit e shkollës “Hajro Shahmanovic” të Plavës  si vijon:  200 çanta dhe vegla pune   (vizore, kompase, fletore etj.). Duke dashur…

Lexo më shumë

Kryeministri Edi Rama, nderon akademikun Rexhep Qosja me “Yllin e Medaljes”: Zotni burrë, vetëdija e tij është tipar dallues!

Kryeministri Edi Rama, gjatë vizitës së tij në Kosovë përveç takimeve me liderë të ndryshëm dhe me kryeministrin Albin Kurti, ka nderuar edhe akademikun Rexhep Qosjen me Kordonin e Madh me Yllin e Medaljes së Kryeministrit për Mirënjohje Publike. Rama: Një zotni burrë në kuptimin më të plotë të kësaj shprehje shqipe. Zhurmat e kanë dominuar prej kohës mjedisin publik. Shumë kohë më parë nxënësit në liceun artistik më ra në dorë një libër me titullin “Anatomia e Kulturës”. Ishte një libër i lejuar por kishte një ndjesi krejt tjetër dhe…

Lexo më shumë

SHBA kujtojnë sot 20 Vjetorin e sulmeve terroriste në kullat binjake dhe mbi Amerikën

Tre shqiptaro-amerikanët që u vranë në sulmin mbi kullat binjake ishin Mon Gjonbalaj, Simon Dedvukaj dhe Rrok Camaj, të cilët edhe punonin në këto kulla. Mbi 3 mijë njerëz humbën jetën kur rrëmbyesit përplasën katër aeroplanë mbi kullat binjake në Qendrën Botërore të Tregtisë në New York, mbi ndërtesën e Pentagonit në Washington dhe në një fushë në shtetin Pennsylvania. Në mesin e viktimave që humbën jetën ishin shtetas të më tepër se 70 vendeve, një bote ne miniature dhe në mesin e tyre edhe tre shqiptaro-amerikanët. Lavdi të rënëve.…

Lexo më shumë

PLAVA E GUCİA NDANË DHËMBJEN PËR TRAGJEDİNE DHE SOLİDARİZOHET ME TETOVËN

Me dhimbje të thellë e pranuam lajmin për tragjedi ë e madhe qe ndodhi ne Spitali e Tetovës me ç’rast humben  14 jetë njerëzish , ne mesin e tyre edhe mjeku i këtij spitali si dhe një vajze e re e cila ishte përcjellëse e nënës se shtrire ne spital e cilës  ne pamundësi qe ta shpëtonte të ëmën ishte djegur edhe vetë. Të prekur thellë nga kjo tragjedi humane bashkëndiejm   me familjet e viktimave dhe duke e ndare  dhembjen i shprehim ngushëllime te sinqerta familjareve dhe te gjithë tetovasve.…

Lexo më shumë

Universiteti i Prishtinës do t’ia ndajë Driton Kukës titullin “Doctor Honoris Causa”

Universiteti i Prishtinës para pak çastesh ka marrë vendim që trajnerit të xhudos Driton Kuka t’i jepet çmimi “Doctor Honoris Causa”. Lajmi raportohet nga RTV Dukagjini duke u thirrur në burime të veta. Kjo e arritur e mjeshtrit të xhudos vjen pas suksesit në Lojërat Olimpike dhe në të gjithë turnetë e xhudos nga ku Kosova falë tij dhe sportistëve që ai trajnon ka sjellë shumë medalje. Kujtojmë,  vetëm gjatë lojërave të fundit olimpike, Driton Kuka bashkë me dy xhudistët që stërvitë, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi, i kanë sjellë…

Lexo më shumë