Dhurohen pajisje shkollore për nxënësit e shkollës së Plavës

Edhe pse larg nga vendlindja,  bijtë e saj për asnjë çast nuk e ndalin kujdesin dhe dashurinë për trojet e të parëve dhe mirëqenien e kësaj treve. Te tillë janë vëllezërit  Rrustem, Ismet, Shefket dhe Xhaferr Sinanaj nga Hoti i Kujit të Plavës, me banim në New York dhe pronar të disa restoraneve si Empire Stake House dhe  Chaz Palminteri Italian Restaurant. Gjatë këtyre ditëve ata dhuruan pajisje shkollore për nxënësit e shkollës “Hajro Shahmanovic” të Plavës  si vijon:  200 çanta dhe vegla pune   (vizore, kompase, fletore etj.).

Duke dashur që të jenë gjithëpërfshirës,  vëllezërit nga Hoti kompletuan më se 200 dhurata shkollore nga të cilat 100 për fëmijët shqiptarë dhe 100 të tjera për fëmijët boshnjakë.  Donatorët,  vëllezërit Sinanaj të cilët jetojnë dhe veprojnë  në  New York edhe në të kaluarën kanë  kontribuar  dhe kanë marrë pjesë në aksione e aktivitete të llojllojshme humanitare për te mirën e vendlindjes dhe të  komunitetit .

Vlen të përmendet se kontribut të çmuar për jetësimin e këtij aksioni ka dhënë edhe  profesori i  shkollës “Hajro Shahmanovic” ne Plave, prof. Arton Sinanaj, i cili e bëri koordinimin e ndihmave si dhe shpërndarjen e tyre në terren.

Edhe në  të kallurën nuk ka munguar kujdesi i mërgimtarëve nga këto treva për vogëlushët e shkollës fillore  të Plavës, kështu gjatë dy viteve paraprake ishin blerë çanta dhe mjete të tjera të nevojshme  shkollore. Nuk mund te harrohet kontributi i çmuar i mërgimtarëve qe bene blerjen e autobusit për shkollaret e vegjël te Plavës, e tere kjo gamë aktivitetesh nen udhëheqjen e Fondacionit “Hoti i Kujit” me veprimtari ne New York.

Respekt për gjestin humanitar të vëllezërve Sinanaj. Donacionet e këtilla janë të qëlluara dhe tejet të dobishme për nxënësit të cilëve u urojmë suksese në vitin e ri shkollor!