Me punë dhe djersen tënde arrin suksese edhe në vendlindje

Mjeshtri  i përpunimit të drurit Valdet Rugova nga fshati Hakaj, komuna e Plavës po i qëndron besnik vendlindjes pa e braktisur atë. Valdeti  thotë se : “po ashtu u qëndroi besnik edhe klientëve te mi ne kërkesat e tyre”. E kam nisur ketë veprimtari tash e disa vite sepse besoj se me punë fisnike e përkushtim mund të ia dalësh edhe këtu ne trojet e te parëve. Për mua, mbi te gjitha,  eshte me rendësi te qëndroj këtu, thekson ai, sepse te tretem në vende të huaja  nuk është zgjidhje.…

Lexo më shumë

Vizionar i denjë dhe i paepur në profesion

Në kilometrin e pestë të rrugës magjistrale, që nga Plava shpie për në Guci, në anën e djathtë të luginës piktoreske të Lumit Luça, mu rrëzë Bjeshkës së Visitorit të lartë, thepisur e kreshnik, fillon shtrirja e Martinajve, fshat i Komunës së Gucisë, i cili dikur radhitej ndër vendbanimet më të mëdha, atëherë të Komunës së Plavës, i cili numëronte më se 80 familje me mbi 500 banorë, kryesisht të popullatës shqiptare Por, mjerisht, migrimi dhe emigrimi e ka bërë të veten. Sot numri i familjeve dhe i banorëve ka…

Lexo më shumë

Malsor Gjonbalaj për largimin e Kurtulus: Është vendim dëshpërues

Trajneri dhe analisti i njohur i futbollit kosovar Malsor Gjonbalaj ka komentuar vendimin e futbollistit Edvin Kurtulus i cili ditë më parë vendosi që ta braktisë Kosovën dhe ta përfaqësojë Suedinë. Kurtulus ishte kapiten i Kombëtares U21 të Kosovës dhe largimi i tij i pa pritur ka lënë të zhgënjyer tifozët e futbollit në Kosovë dhe jo vetëm ata. Duke folur për KosovaPress, Gjonbalaj e ka quajtur dëshpërues vendimin e tij, derisa ka thënë se ky është një sinjal që duhet të punohet më shumë me të rinjtë në mënyrë…

Lexo më shumë

Parada e shqiptarëve në New York

Nën organizmin e organizatës rinore “Rrënjët Shqiptare” në ShBA, dhe me përkrahjen e shoqatave të komunitetit shqiptaro-amerikan , edhe kësaj radhe mbahet parada e shqiptareve në Amerikë. Ju ftojmë në pjesëmarrje sa më masive që New Yorku më 11 Qershor të jehoj e zhrmoj vetëm shqip duke prezantuar vlerat e bukura të shqiptarisë në metropolin më të madh botëror. Ejani u mirëpresim

Lexo më shumë