Arrestimet e rinisë të Plavë Gucisë pas demonstratave të vitit 1981 – Burgosja dhe dënimi i studentes Hatë (Avdyl) Baldemaj

Demonstratat e fuqishme gjithpopullore te vitit 1981 në  Kosovë,  apo siç njihen në populli “Pranvera e 81-shit”  ishin ai flakadani lajmëtar se Kosova e donë lirinë dhe shtetësinë. Ishin këto protesta te fuqishme,  në fillim studentore të cilat u shndërruan  pastaj në  gjthëpopullore,  e të cilat shënuan  edhe fillimin e  një mbarimi dhe shkatërrimit të krijesës artificiale të  njohur si Jugosllavi. Plava e Gucia si shumë treva shqiptare po sfidonin kohën duke tentuar për ta ruajtur shqiptarin në këto treva.

Rinia  plavë-guciase që po shkollohej në Kosovë, nga aty në vendlindjen tonë sillte frymën e atdhetarisë së shkelur dhe nëpërkëmbur  përmes folklorit, kulturës dhe historisë se mirëfilltë shqipatre. Shumë të rinje ranë në  sy të agjentëve të UDB-së dhe si pasojë  u arrestuan dhe u  dënuan.

Në këto rrethana një e re, studente nga fshati Martinaj i Plavë Gucisë sikur nuk e lenin te qetë gjenet e origjinës së truallit që i përkiste, truallit te luftëtarit dhe fisnikut Bali Demës.

Studentja e vitit të dytë të drejtësisë Hate Balidemaj kërkonte drejtësi   liri dhe barazi për popullin e saj dhe asgjë më shumë sesa popujt e tjerë që në  atë kohë gëzonin në ish Jugosllavi.

Kosova vend i lëvizjeve të mëdha kombëtare ishte ajo foleja ku frymëzoheshin dhe brumoseshin me atdhetari rinia shqiptare e  kohës.

Hata e re dhe aktive ishte bërë pjesë e çdo proteste për liri e barazi, aty ku kërkonte zëri i atdheut.

Në përvjetorin e tretë të demonstratave të vitit  1981, pikërisht më datën 11 mars 198 arrestohet Hatë (Avdyl) Baldemaj së bashku me  studentët e rinjë që  ju prinin demonstruesve për të shënuar Përvjetorin e përgjakeshëm të 81-shit.

Policët dhe agjentet e UDB-se e arrestuan Hatën në lagjën Ulpiana të Prishtinës pikërisht në sheshin i cili  asokohe quhej Sheshi Juri Gagarin.

Organet policore dhe gjykatat e pushtetit të instaluara me procedura të shpejtuara e dënuan  atë me tre muaj burgim dhe gjashtë muaj nën hetime mbrojtje ne liri. Sipas pohimeve tē  Hatës  lirinë nën vëzhgimin e udabashëve e kishte përjetuar si burg kolektiv.

Burgun e mbajti në burgun e Smrekovnices në Mitrovicë

Hata sot  jeton në Prishtine dhe  me  modesti  thotë se si atëherë si sot gjithnjë ajo ka mbetur e njëjtë në qëndrimin dhe vlerësimin se të gjithë  duhet të jemi në shërbim të kauzës së shenjtë kombëtare atëherë dhe aty kur e kërkon atdheu.

 

Esad GJONBALAJ

Hata gjate studimeve ne Prishtinë

 

Libreza e anëtarësisë ne shoqatën e te burgosurve
Libreza e anëtarësisë ne shoqatën e te burgosurve