Nga Binak ULAJ “Vada e Shalës në Vuthaj – vepër mahnitëse arkitekturale e degraduar”

Këtyre ditëve kur zhegu përvëlon, shumëkujt, besoj , do t ‘ i vete mendja se sa rëndësi ka uji për njeriun, kafshët, bimët, se pa ujë nuk ka jetë. E, Vuthaj, fshati skajor i krahinës së Plavës e Gucisë, është i njohur edhe për burime uji të pastër, veçmas për Synin e Skafkaçit, ku buron lumi me emrin Skafkaç, i cli formon ujëvarën Gërla dhe kanjonin me të njëjtin emër, për Krojet e Ali pashë Gucisë, nga burojnë rreth katër metra kub ujë në sekondë e që nuk shterojnë në…

Lexo më shumë

PËRVJETOR I DHIMBSHËM QË NUK DUHET HARRUAR

Masakra në Srebrenicë është krimi më i rëndë i luftës në Evropë i bërë pas Luftës së Dytë Botërore, prej korrikut të vitit 1995 gjatë luftës në Bosnje e Hercegovinë. Masakra është bërë me anë të vrasjeve masive të meshkujve dhe djemve të zënë rob të moshës prej 12 deri 77 vjeç, të realizuara sipas planeve të hartuara që më herët. Gjenocidi ka ndodhur në qytetin e Srebrenicës dhe në rrethinën e saj dhe e kanë kryer Ushtria e Republikës Serbe nën komandën e gjeneralit Ratko Mlladiq dhe forcat paramilitare…

Lexo më shumë

ME RASTIN E DITËLINDJES SË 88-TË TË AKADEMIK REXHEP QOSJA

Akademiku shqiptar me origjinë plavo-guciase Rexhep Qosja sot feston datëlindjen e 88-të. Akademik Qosja është lindur më 25 qershor 1936 në Vuthaj të Gucisë. Katër klasët e para të shkollës fillore i ka kryer në Vuthaj, kurse gjysmëmaturën në Guci. Shkollën normale e ka mbaruar në Prishtinë. Më 1964 ka diplomuar në Degën Gjuhë-Letërsi të Universitetit të Prishtinës. Studimet pasuniversitare i ka kryer në Universitetin e Beogradit, ku në vitin 1971 ka marrë edhe titullin “Doktor i Shkencave Filologjike” me temën “Asdreni-jeta dhe veprat”. Një kohë të gjatë ishte punonjës…

Lexo më shumë

Koncerti i Manjola Nallbani në Guci – Qendra për Ruajtjen dhe Zhvillimin e Kulturës së Pakicave të Malit të Zi

Në organizim të Institucionit Publik Qendra për Ruajtjen dhe Zhvillimin e Kulturës së Pakicave të Malit të Zi, të mërkurën, më 19 qershor 2024, do të organizohet një koncert i muzikës tradicionale dhe popullore nga interpretuesja e njohur shqiptare Manjola Nallbani. Programi do të mbahet në sallën e Qendrës së Kulturës në Guci, me fillim në ora 20:00. Këngëtarja e njohur e muzikës shqiptare, Manjola Nallbani, është profesore në Akademinë e Arteve në Tiranë. Ajo ka performuar në të gjithë Evropën, në Amerikë, Kanada dhe Australi. Ajo këndon të gjitha…

Lexo më shumë

NË AKADEMINË E SHKENCAVE DHE TË ARTEVE TË KOSOVËS IU DHA LAMTUMIRA E FUNDIT AKADEMIK REXHEP FERRIT

Sot, duke filluar nga ora 11:00, në ambientet e ASHAK në Prishtinë u zhvillua ceremonia e homazheve kushtuar akademikut të ndjerë Rexhep Ferrit.Mbledhjen komemorative e hapi Kryetari i ASHAK, Akademik Mehmet Kraja, pas të cilit një fjalë rasti e mbajti Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti. Në vazhdim për jetën dhe veprën e Rexhep Ferrit foli Akademik Eqrem Basha, ndërsa në emër të familjes Ferri, të pranishmit i përshëndeti dhe i falënderoi për pjesëmarrje dhe ngushëllime Prof. dr. Naser Ferri.Ne kete mbledhje komemorative ishin prezent edhe Ambasadori i…

Lexo më shumë