Vdes Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Gjakovës, Ali (Rrustemi) Selimaj

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Gjakovës, Ali Selimaj pas një sëmundje të rëndë sot ka ndërruar jetë ne moshën 60 vjeçare në Spitalin e Gjakovës. Kryeprokurori Ali Selimaj ishte trajtuar  dy tri viteve te fundit jashtë vendit për një sëmundje te rende qe ballafaqohej. Përkujdesi i familjes se ti të ngushtë në New York ishte i jashtëzakonshëm për të shfrytëzuar të gjitha mundësit e mundshme për trajtimin dhe shërimin e Aliut. Përndryshe Ali Rrustem Selimaj është me origjinë nga Plave Gucia dhe shquhej për vlera të larta kombëtare dhe profesionale.…

Lexo më shumë

Debat parazgjedhor pa shqiptar për komunën e Gucisë në televizionin Vijesti të Podgoricës

Sot në televizionin e pavarur Vijesti të Podgoricës u mbajt një debat  parazgjedhor në mes partive politike të Gucisë. Ishte e habitshme se në ketë debat partitë shqiptare të kësaj komune nuk morën pjesë. Pati debat rreth ekonomisë, bujqësisë, shëndetësisë, udhëheqjes së komunës së Gucisë etj. E çuditshme ishte deklarata e përfaqësuesit të partisë popullore socialiste që është pasardhëse e partisë së Slobodan Milosevic, Lakić Babović i cili në diskutimin e tij rreth zgjedhjeve tha se ardhja e diasporës në zgjedhje është e diskutueshme. Jo vetëm që shqiptarët nuk morën…

Lexo më shumë

Hasan Prishtina – korrespondentit gjerman (1912): Një leksion për rusët, një mesazh për turqit dhe një zgjidhje të ngjashme me modelin zviceran për shqiptarët

Nga Aurenc Bebja*, Francë –  26 Maj 2017 Gazeta franceze, « Le Temps », ka botuar, të dielën e 4 gushtit 1912, bisedën e zhvilluar në kryeqytetin e Kosovës mes Hasan Prishtinës dhe korrespondentit gjerman të « Vossische Zeitung », në lidhje me situatën e Shqipërisë, e cila gjendej asokohe nën zgjedhën turke. Politikani shqiptar – dikur deputet i Vushtrisë (në Shqipërinë veriore), por i dëbuar prej këtij posti pak kohë më vonë nga presioni i grupit politik ‘Bashkim e Përparim’ – përshkruhej si një njeri me tipare dhe veshje evropiani të kulturuar, i cili i përkiste një…

Lexo më shumë

Zgjedhjet lokale në Guci: Lista ”Shqiptarët për Guci” nën numrin 1 në fletën e votimit

Komisioni Zgjedhor Komunal i Gucisë, përcaktoi dje renditjen e listave zgjedhore për zgjedhjet lokale në komunën e Gucisë, të cilat do të mbahen më 30 gusht. Nën numrin 1 në fletën e votimit është lista ”Shqiptarët për Guci” e përbërë nga LDSH-UDSH-ASH. Në zgjedhjet lokale në komunën e Gucisë partitë shqiptare garojnë me listë të përbashkët.

Lexo më shumë

Kryeministri Dushko Markoviq ka paralajmëruar fillimin e ndërtimit të rrugës Plavë – Deçan

Plava para një perspektive serioze zhvillimore Kryeministri Dushko Markoviq  gjate vizitës  ne Plave sot ka vlerësuar se para Plavës gjendet një perspektivë serioze zhvillimore. Ai në këtë qytet e ka hapur sot sheshin e rinovuar, gjë që ka kushtuar afro gjysmë milion euro. Ka paralajmëruar edhe fillimin e ndërtimit të rrugës drejt Deçanit në Kosovë. Ky investim ka vlerën e 15 deri në 20 milion euro. Më parë Markoviq në Plavë ka vizituar rrugët e rindërtuara në këtë qytet për të cilat poashtu janë shpenzuar rreth 500 mijë euro. “Pra,…

Lexo më shumë