Kryeministri Dushko Markoviq ka paralajmëruar fillimin e ndërtimit të rrugës Plavë – Deçan

Plava para një perspektive serioze zhvillimore

Kryeministri Dushko Markoviq  gjate vizitës  ne Plave sot ka vlerësuar se para Plavës gjendet një perspektivë serioze zhvillimore. Ai në këtë qytet e ka hapur sot sheshin e rinovuar, gjë që ka kushtuar afro gjysmë milion euro. Ka paralajmëruar edhe fillimin e ndërtimit të rrugës drejt Deçanit në Kosovë. Ky investim ka vlerën e 15 deri në 20 milion euro. Më parë Markoviq në Plavë ka vizituar rrugët e rindërtuara në këtë qytet për të cilat poashtu janë shpenzuar rreth 500 mijë euro. “Pra, një aktivitet intensiv në zhvillimin e infrastrukturës komunale në Plavë dhe e në përmirësimin e kushteve jetësore në qytet”, ka theksuar Markoviq.

 Kryeministri për mandatin e ardhshëm ka paralajmëruar dy projekte kapitale me rënësi të madhe si për zonën e Plavës ashtu edhe për tërë Malin e Zi. “Mesazh për qytetarët është se në Plavë në mandatin e ardhshëm dëshirojmë të realizojmë dy projekte të mëdha të rëndësishme e që janë kyçe për Plavën dhe qytetarët e saj, për cilësinë e jetës, për hapjen e Plavës dhe natyrisht për tërë Malin e Zi dhe ekonominë e tij.

Kjo është ndërtimi i rrugës Plavë-Deçan”. Në Plavë, ka theksuar ai, janë bërë investime serioze, kurse para këtij qyteti gjendet një perspektivë serioze zhvillimore./ Plava e Gucia Sot