Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Një incident i rëndë ka ndodhur  në Aeroportin “Nikola Tesla” të Beogradit, në ditën e 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Një vajzë portugeze, e cila ndodhej në tranzit drejt Amsterdamit, është përballur me një trajtim të papranueshëm nga autoritetet serbe. Sipas dëshmisë së saj, e dokumentuar në një video të publikuar online, punonjësit e sigurisë e kanë ndaluar dhe keqtrajtuar atë vetëm për faktin se kishte veshur një bluzë me simbolin e flamurit shqiptar dhe figurën e heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Videoja e vajzës portugeze ka marrë vëmendje të…

Lexo më shumë

Presidenti i Malit të Zi uron presidenten Osmani për 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Me rastin e 17 Shkurtit – Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar një mesazh urimi nga Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviq. Në mesazhin e tij, Presidenti Milatoviq, ka ritheksuar angazhimin e përbashkët të Kosovës dhe Malit të Zi për forcimin e stabilitetit rajonal përmes dialogut politik dhe respektit të ndërsjellë. Presidenti Milatoviq ka vënë në dukje gjithashtu potencialin për thellimin e bashkëpunimit në mes dy vendeve, veçanërisht në fushën e shkëmbimeve tregtare dhe turizmit. Duke rikonfirmuar perspektivën evropiane të Ballkanit…

Lexo më shumë

MESAZHI I PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS, SH.T.Z.BAJRAM BEGAJ NË PRITJEN E AMBASADËS SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS ME RASTIN E DITËS SË PAVARËSISË SË KOSOVËS 

TIRANË, MË 14 SHKURT 2025 Urime ditën e Pavarësisë! Kosova e fitoi pavarësinë e saj përmes rezistencës paqësore të burrave të mençur, si Ibrahim Rugova lider dhe President historik i Kosovës, Adem Demaçit dhe luftës heroike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në përballje me një regjim kriminal tëi ish- Jugosllavisë. Ajo u ndërtua mbi sakrificat e mijëra burrave dhe grave që guxuan të ëndërrojnë një të ardhme në liri dhe më të mirë për fëmijët e tyre.  Ajo u pagua me gjakun e dëshmorëve, me lotët e nënave, me dhimbjen…

Lexo më shumë

Protestë në Ulqin – Rritja e çmimeve rrezikon sektorin e turizmit

Rritja drastike e çmimeve të lokacioneve dhe objekteve komerciale deri në 300 për qind është sulm i drejtpërdrejtë dhe kërcënon bizneset e qiramarrësve, rrit çmimet e shërbimeve turistike dhe rrezikon sektorin e turizmit të Ulqinit dhe Malit të Zi, tha Xhavid Hoxhiq nga Shoqata e qiramarrësve të plazheve të të Ulqinit në protestën e sotme. Siç shkruan rtcg, shoqata e Qiramarrësve të Plazheve, Shoqata Ada Bojana dhe Shoqata e Restoranteve kanë mbajtur sot në Ulqin një protestë paqësore para objektit të Ndërmarrjes Publike për Menaxhimin e Zonës Bregdetare në Ulqin,…

Lexo më shumë

Agim Aliçkaj emërohet drejtor ekzekutiv i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane

Më 19 janar 2025, në Steakhouse Allendale në Allendale, NJ, në pronësi të vëllezërve Veseli, Bordi i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane mbajti mbledhjen e parë në vitin 2025, ku u diskutua për shumë çështje të rëndësishme për avancimin e interesave të Republikës së Kosovës dhe kombin shqiptar në Uashington, DC. U propozua që Agim Aliçkaj, anëtar aktual i Bordit të Drejtorëve të AACL-së, të emërohet në postin e Drejtorit Ekzekutiv. Situatat e reja të krijuara në atdhe dhe në SHBA kërkojnë që Liga Qytetare të bëhet më aktive në komunitetin shqiptaro-amerikan…

Lexo më shumë