Gjeloshaj: Abazoviq pres që të mandatohet për krijimin e qeverisë së re të Malit të Zi

Kryetari i Alternativës Shqiptare, Nik Gjeloshaj, tha se pret që mandatar për përbërjen e qeverisë së re malazeze të jetë Dritan Abazoviq.

Pritej që ata që rrëzuan qeverinë e 43-të të Dritan Abazoviqit pa konsultim, me ngut dhe pa analiza se çfarë nesër, të kishin një plan B, d.m.th një zgjidhje tjetër, tha politikani shqiptar.

“Unë kam paralajmëruar ato ditë se ky ishte një vendim i nxituar dhe shumë i dëmshëm për zhvillimet tona afatgjate”, deklaroi Gjeloshaj, raporton rtcg.