Vuçiqi takohet me djalin e Trumpit: Folëm për bashkëpunimin strategjik dhe projektet e viteve të ardhshme

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka pritur në takim Trump Junior, djalin e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump. Vuçiqi tha se me Trump Junior folën rreth marrëdhënieve dypalëshe midis Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara por edhe për temat aktuale që formësojnë skenën politike dhe ekonomike globale. “Theksova rëndësinë e marrëdhënieve ekonomike dhe politike ndërmjet Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara dhe theksova rëndësinë e bashkëpunimit strategjik mes dy vendeve dhe projekteve të përbashkëta në vitet e ardhshme”. “Ky takim simbolizon angazhimin për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe…

Lexo më shumë

CAMAJ: DIALOG PËR GJUHËN ZYRTARE KUR TË VIJË KOHA

Mali i Zi nuk do të dëmtohej nëse do të kishte më shumë gjuhë zyrtare, por në këtë moment nuk duhet të theksohen tema për të cilat është e vështirë të arrihet një konsensus, tha nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi Nikollë Camaj për Radion e Malit të Zi.  Çështja e gjuhës serbe, gjegjësisht njohja e saj si gjuhë zyrtare në vend të gjuhës në përdorim zyrtar, po ngrihet gjithnjë e më shpesh në opinion nga radhët e shumicës parlamentare.  Deklarata e fundit për këtë temë vjen nga kryetari…

Lexo më shumë

FONDACIONI PLAVË-GUCI MBLEDH MË SHUMË SE 50 MIJË DOLLARË PËR NJË RAST HUMANITAR

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, Fondacioni Plavë-Guci (FPG) njofton për përmbylljen e suksesshme të këtij aksioni brenda 48 orëve. POSTIMI I PLOTË: FALËNDERIM NGA FONDACIONI PLAVË-GUCI Të nderuar bashkëvendas dhe ju njerëz humanë, Fondacioni Plavë-Guci ju falënderon ngrohtësisht për mbështetjen dhe kontributin tuaj në këtë aksion humanitar, i cili kishte për qëllim ndihmën ndaj mbesës sonë nga Plavë-Gucia, Vlora Dembogaj Ahmetaj. Ajo ka nevojë për një ndërhyrje urgjente mjekësore jashtë vendit – një ndërhyrje jetike për shëndetin dhe jetën e saj. Jemi thellësisht mirënjohës për zemërgjerësinë tuaj, për…

Lexo më shumë

Mbi 40 hektarë mal digjen në Bjeshkët e Deçanit, shkaktar dyshohet të jetë dora e njeriut

Gjithçka që përfshihej brenda një hapësirë prej mbi 40 hektarësh në zonën e njohur si “Kulla e Qelisë” të Bjeshkëve t Deçanit u bë shkrumb e hi. Zjarri që kishte filluar të shtunën, u përhap shpejtë në këtë zonë i ndihmuar edhe nga erërat. Ekipet e zjarrfikësve të Deçanit e Junikut dhe numër u madh i vullnetarëve mesditën e së dielës ishin ende në luftë me flakët. “Deri tash në një perimetër shumë të madh është lokalizuar zjarri, diku janë 40-50 hektar, tereni siç po shihet është shumë i vështirë…

Lexo më shumë

Komuna e Ulqinit shpall Konkurs për zgjidhjen ideore të monumentit të heroit Gjergj Kastrioti Skenderbeu

Komuna e Ulqinit shpall Konkurs për zgjidhjen ideore të monumentit të heroit Gjergj Kastrioti Skenderbeu, klshtu mësohet nga një njoftim i Komunës së Ulqinit në rrjetin social, transmeton Ulqini Online. Qellimi i Konkursit është përzgjedhja ideore të monumentit të heroit Gjergj Kastrioti Skenderbeu i cili do të vendoset pranë objektit të Komunës së Ulqinit në parcelën kadastrale nr. 1449/1 KK Ulqin. Dokumentacioni i konkursit përbëhet nga pjesa tekstuale dhe grafike. Pjesa tekstuale përmban shpalljen e konkursit dhe detyrën projektuese ndërsa pjesa grafike përmban bazën digjitale gjeodezike dhe fotografitë e parcelës…

Lexo më shumë