Me rastin e 6 Prillit – përvjetorit të Kryengritjes së Malësisë, përfaqësuesit e Komunës së Tuz bënë homazhe duke vendosur lule te shtatorja e heroit kombëtar Ded’ Gjon Luli në Bardhaj. Kryetari i Komunës së Tuzit, z. Lindon Gjelaj, së bashku me kryetarin e Kuvendit të Komunës, z. Fadil Kajoshaj, nënkryetarin e Komunës, z. Ivan Ivanaj dhe sekretaren e Sekretariatit për Vetëqeverisje Lokale, znj. Marina Ujkaj, vendosën sot lule pranë shtatores, duke nderuar sakrificën dhe veprën e lavdishme të kryengritësve të Malësisë. Ky akt përkujtimor u zhvillua në shenjë respekti…
Lexo më shumëCategory: Uncategorized
Protestojnë studentët në Shkup: Gjuha shqipe nuk negociohet
Studentët shqiptarë të tre universiteteve në Maqedoninë e Veriut protestuan këtë të hënë në Shkup, duke kërkuar zbatimin e së drejtës për ta dhënë provimin e jurisprudencës edhe në gjuhën shqipe. Protesta nisi nga Ura e Gurit dhe përfundoi para Ministrisë së Drejtësisë, ku u kërkua respektimi i Kushtetutës dhe ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe. Protesta u mbajt nën pankartat “Shqipja nuk negociohet”, “Gjuha shqipe është zyrtare”, “Studentët nuk tolerojnë”, “Drejtësi, barazi!”, “Nuk ka shtet pa rini” dhe “Ne flasim shqip”. Organizatorët theksuan se kërkesa e tyre nuk është…
Lexo më shumëHapet Thirrja për Financimin e Projekteve të Pakicave në Mal të Zi për vitin 2026
Ju informojmë se Fondi për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave në Mal të Zi ka shpallur Thirrjen Publike për shpërndarjen e mjeteve për financimin e projekteve për vitin 2026. Thirrja është shpallur në përputhje me Ligjin për të Drejtat dhe Liritë e Pakicave dhe aktet përkatëse nënligjore dhe ka për qëllim mbështetjen e projekteve që kontribuojnë në mbrojtjen dhe zhvillimin e veçorive kombëtare, etnike, kulturore, gjuhësore dhe fetare të pakicave dhe komuniteteve minoritare në Mal të Zi. Data e shpalljes: 01.04.2026Afati për aplikim: 45 ditë nga data e publikimit në faqen zyrtare të Fondit.Të gjitha detajet…
Lexo më shumë115 VJET NGA NGRITJA E FLAMURIT NË BRATILË – LAVDI KRYENGRITJES SË MALËSISË SË MADHE (1911)
Sot shënohet një ndër datat më të lavdishme të historisë sonë kombëtare – 115-vjetori i Kryengritjes së Malësisë së Madhe dhe ngritjes së Flamurit Shqiptar në Bratilë, një ngjarje që mbetet simbol i qëndresës, trimërisë dhe dashurisë për lirinë. Më 6 prill 1911, në kulmin e përpjekjeve për çlirim nga sundimi osman, luftëtarët trima të Hotit dhe të krahinave të tjera të Malësisë së Madhe ndërmorën një aksion të guximshëm për pushtimin e majës strategjike të Bratilës, pranë majës së Deçiqit. Nën udhëheqjen e prijësit legjendar Dedë Gjon Luli, një…
Lexo më shumëPOZITA E SHQIPTARËVE NË JUGOSLLAVINË E VJETËR
Nga Akad. Nikë GASHAJ Pozita e shqiptarëve në Jugosllavinë e vjetër është njëra prej periudhave më të rënda në historinë e shqiptarëve. Më 1918 u bë themelimi i Mbretërisë së Serbëve, Kroatëve e Sllovenëve. Ky shtet ka qenë unitarist, i mbështetur në marrëdhënie borgjeze-feudale dhe i rregulluar në parimet e monarkisë e të etatizmit centralist. Për këtë shkak kjo krijesë shtetërore u bë instrument i robërimit dhe i eksploatimit të pamëshirshëm social e kombëtar, në rëndë të parë të nacionalitetit shqiptar Jugosllavia e vjetër u bë vendi më tipik i shtypjes…
Lexo më shumë