Andrea Berishaj fiton medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian 12 Maj, 2026 in Sport, Headline Andrea Berishaj fiton medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian Sportistja nga Malësia, Andrea Berishaj, ka arritur një sukses të madh në arenën ndërkombëtare, duke fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian për seniorë në taekwondo, që po mbahet në Mynih të Gjermanisë. Berishaj garoi në kategorinë deri në 67 kilogramë, ku ishte e lirë në raundin e parë. Në vazhdim ajo mposhti ukrainasen Alisa Pavlenko, ndërsa në duelin vendimtar për medalje triumfoi ndaj italianes Giulia…
Lexo më shumëCategory: Uncategorized
Kamberi në Kuvendin e Serbisë propozon rezolutë për krimet serbe në Kosovë
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka bërë të ditur se bashkë me deputetët e SDA Sanxhak, Ahmedin Shkrijel dhe Minela Kalender, kanë propozuar në procedurë parlamentare një rezolutë për dënimin e krimeve të kryera në Kosovë gjatë viteve 1998–1999. Në një postim në Facebook, Kamberi ka theksuar se rezoluta paraqet thirrje për ballafaqim me të kaluarën dhe për pranimin e fakteve të vërtetuara nga Tribunali Ndërkombëtar Penal për ish-Jugosllavinë. “Rezoluta dënon krimet sistematike, vrasjet, deportimet, spastrimin etnik dhe dhunën e ushtruar ndaj popullsisë civile shqiptare në Kosovë…
Lexo më shumëPabarazia gjuhësore dhe heshtja institucionale në Ulqin
Çështja e barazisë gjuhësore nuk është çështje personale apo partiake, sepse përmes saj dëshmohet barazia qytetare e kombëtare në çdo mjedis, ndërsa pabarazia gjuhësore në komunën e Ulqinit është përgjegjësi e pushtetit lokal, si në të kaluarën edhe tash, të cilët kanë hezituar në zbatim të ligjshmërisë dhe të normave ndërkombëtare si kudo në vendet demokratike Nail Draga Në çdo vend demokratik shumëkombësh barazia e qytetarëve të mjediseve të tilla dëshmohet përmes përdorimit të gjuhës dhe të alfabetit të saj, duke filluar nga emri personal, mbiemri, mbishkrimet e institucioneve, emërtimeve të vendbanimeve, rrugëve, tabelave rrugore etj. Dhe nga…
Lexo më shumëDeli Balidemaj: Mërgata nuk e ka braktisur kurrë Kosovën
Nga Deli Balidemaj, Këshilltar në Bashkinë e Munihut – Gjermani Mërgata kosovare e di më së miri çfarë do të thotë të lësh gjithçka pas. Jo nga dëshira për luks apo rehati, por nga frika, lufta dhe nevoja për mbijetesë. Shumë bashkatdhetarë tanë jetojnë prej dekadash larg Kosovës. Ata kanë punuar me ndershmëri, kanë krijuar familje, janë integruar në shoqëritë perëndimore dhe kanë ndërtuar jetë të suksesshme. Por, pavarësisht distancës, një pjesë e zemrës së tyre ka mbetur gjithmonë në Kosovë. Sepse atdheu mund të lihet fizikisht, por kurrë nuk…
Lexo më shumëSi po nxitet iniciativa pro-ruse e serbe për “çnjohjen” e Kosovës nga Mali i Zi
Kryetari i Partisë Demokratike Popullore (DNP), Millan Knezheviç, ka paralajmëruar sërish fillimin e një inciative për të “anuluar” njohjen e pavarësisë së Kosovës në Malin e Zi, duke nisur nga niveli lokal, për të kaluar pastaj edhe në nivelin qendror. Partia DNP është parti proserbe e proruse. Sipas kreut të DNP-së, i cili deri vonë ka qenë partner brenda koalicionit qeverisës në Mal të Zi, procesi do të nisë më 12 maj, kur Kuvendi Komunal i Zetës, e cila fitoi statusin e komunës në vitin 2022, pritet të miratojë vendimin për…
Lexo më shumë