Shqiptari shmang dëbimin nga Britania pasi argumentoi në gjyq se djali i tij s’mund të ha mish pule në ndonjë vend tjetër

Një emigrant shqiptar ka fituar të drejtën e qëndrimit në Britani të Madhe duke argumentuar se djali i tij 11-vjeçar nuk e ha mishin e pulës në ndonjë vend tjetër. Një emigrant shqiptar ka fituar të drejtën për të qëndruar në Britania e Madhe, pas një beteje të gjatë ligjore, duke argumentuar se dëbimi i tij do të kishte pasoja të rënda për familjen, veçanërisht për djalin e tij 11-vjeçar, transmeton albinfo.ch. Bëhet fjalë për Klevis Disha, 39-vjeçar, i cili kishte hyrë ilegalisht në Britani me identitet të rremë dhe…

Lexo më shumë

Takim dyorësh në DASH, KMSHA kërkon rol udhëheqës të SHBA-së në dialogun Kosovë–Serbi

Përfaqësues të Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane, të kryesuar nga Martin Vulaj, kanë qëndruar sot për një vizitë në Departamentin Amerikan të Shtetit ku kanë biseduar për rreth dy orë për Kosovën, Serbinë e Shqipërinë. Në këtë takim ka marrë pjesë zyrtari i DASH, Andrew Caruso, i cili ka marrë portofolin e Kosovës pas largimit të Anne Morrison. AARC ka njoftuar se në këtë takim është përfaqësuar nga Presidenti Martin Vulaj dhe Vehbi Bajrami, ish-shefi i Shërbimit në Zërin e Amerikës dhe anëtari më i ri i Bordit të AARC-së. “Ndër…

Lexo më shumë

KKSh në Malin e Zi uron besimtarët për Fitër Bajramin: Mesazh paqeje, solidariteti dhe harmonie

Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Malin e Zi ka përcjellë një mesazh urimi me rastin e festës së Fitër Bajrami, duke uruar besimtarët e fesë islame për paqe, shëndet dhe begati. Në mesazhin e tyre, ky institucion vë në pah rëndësinë e muajit të Ramazani, si një periudhë përkushtimi, reflektimi dhe solidariteti ndërmjet njerëzve. Sipas tyre, kjo periudhë ka shërbyer për forcimin e lidhjeve shpirtërore dhe për rritjen e ndjenjës së kujdesit ndaj të tjerëve. Me rastin e Fitër Bajrami, theksohet se kjo festë përçon mesazhe të fuqishme të mëshirës,…

Lexo më shumë

Finlanda e para, Kosova e 16-ta në botë për lumturi – lë pas shumë shtete të zhvilluara

Në raportin e fundit të World Happiness Report, Kosova u pozicionuar rreth vendit të 16-të në botë, sipas të dhënave të Gallup World Poll për periudhën 2023–2025. Me një vlerësim mesatar të jetës rreth 6.9 pikë, Kosova hyn në mesin e vendeve me performancë të lartë, duke lënë pas shumë shtete të zhvilluara si Gjermania, Austria, Sllovenia, Emiratet e Bashkuara Arabe, SHBA-të etj. Ky rezultat e vendos Kosovën përkrah vendeve të njohura për standard më të lartë jetese, ndërkohë që kryesimin e listës për lumturi vazhdojnë ta mbajnë shtetet nordike si…

Lexo më shumë

Tuz: Nismë për ngritjen e shtatores së Heroit Kombëtar Dedë Gjon Luli

Është dorëzuar zyrtarisht kërkesa për ngritjen e memorialit të Heroit Kombëtar Dedë Gjon Luli në qendër të Tuzit. Lajmin e ka bërë të ditur iniciatori dhe financuesi i projektit, Gjergj Prenkoçaj. Sipas Prenkoçajt, në kuadër të kësaj nisme është zhvilluar edhe një takim me Kryetarin e Komunës së Tuzit, Lindon Gjelaj, gjatë të cilit është diskutuar mundësia e vendosjes së shtatores së heroit kombëtar në një hapësirë qendrore të qytetit. Gjatë takimit është prezantuar projekti me të gjitha të dhënat dhe informacionet e nevojshme administrative dhe teknike që lidhen me…

Lexo më shumë