Nga Dreni Himbeqa Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në adresimin vjetor para Forcës së Sigurisë së Kosovës, si komandante supreme e kësaj force, ka deklaruar se djemtë e vajzat e FSK-së janë të gatshëm për të mbrojtur integritetin territorial dhe sovranitetin e Kosovës në çdo pëllëmbë të saj. “Duhet të jemi të vetëdijshëm që sfidat do të rriten krahas me përpjekjet për ta sfiduar paqen botëror nga regjimet autoritare e hegjemoniste”, ka thënë Osmani gjatë fjalimit të saj përpara ushtarakëve të FSK-së. Osmani ka bërë të ditur se forcimi i…
Lexo më shumëCategory: Uncategorized
Tensionet në veri të Kosovës, Majko: Shpresa është bërë e rrezikshme, vendimet e vështira janë afër
Ish-kryeministri i Shqipërisë Pandeli Majko ka reagur sot lidhur me situatën e krijuar në veri të Kosovës. Me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook” Majko është shprehur se shpresa në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë është bërë e rrezikshme, dhe sipas tij vendimet e vështira janë afër. Postimi i plotë i Majkos: Në kufirin midis Kosovës dhe Serbisë, shpresa është bërë e rrezikshme. Vendimet e vështira janë afër. Guximi sot, nuk ka të bëjë me njerzit që humb, por me ata që shpëton. Ndërkohë kujtojmë se ditën e…
Lexo më shumëDPS e Tuzit e humb kontrollin, përjashton dhe i quan tradhtarë antarët e vet, Kajoshajn dhe Gjelajn
Pasiqë Kuvendi i Komunës së Tuzit para disa ditësh, miratoi me shumicë votash ngritjen e përmendores së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriotit Skenderbeu në Tuz, DPS-ja, dega e Tuzit po nxjerr mllef ndaj antarëve të vet. Në seancën e fundit për këtë vit, Kuvendi në mes tjerash votoi edhe për aprovimin e buxhetit për vitin 2023. Për këto pika, përpos këshilltarëve të Forumit Shqiptar (ASH-LDSH-UNSH), dhe këshilltarit të Demokratëve votuan edhe dy këshilltarët e opozitës nga radhët e DPS-së, Elvir Kajoshaj dhe Danjela Gjelaj. Pas këtij vendimi të Kajoshajt dhe…
Lexo më shumë“Art Club” shënon 32-vjetorin e themelimit, përurohet revista “Lemba”
Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” do të shënojë 32-vjetorin e themelimit (Ditën e “Art Club”-it), të mërkurën, më 28 dhjetor 2022, ora 18:30, në Librarinë “Ulqini” – Ulqin. Me këtë rast do të bëhet përurimi i numrit 22 të revistës për shkencë, kulturë dhe art “Lemba”.
Lexo më shumëKamberi: Serbia brenda një dite luan rolin e zjarrvënësit dhe zjarrfikësit, vetëm SHBA mund t’ia ndërpres aventurën
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi deklaron se situata në veri të Kosovës tregon për ndërhyrjen e vrazhdë të Beogradit te serbët lokal. Ai thekson se kërkesa e Aleksandër Vuçiqit për kthimin e forcave të sigurisë serbe në Kosovë, është e pamundur të ndodhë. Kryetari i PVD-së, në intervistën për KosovaPress, thotë se Serbia është zjarrvënësi në gjithë Ballkanin dhe këtë aventurë duhet ta ndërprejë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Përfaqësuesi i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, thotë se ky shtet për çdo ditë paraqitet me dy…
Lexo më shumë