Pasaporta për fëmijët nga Kosova po godet sektorin privat në Ulqin

Sezoni turistik do të duhej që në këtë kohë të arrinte kulmin e vet por realiteti në qytet tregon të kundërtën. Edhe pse ditë më parë nga të dhënat e Organizatës turistike të Ulqinit mund të lexohej se ka rritje të numrit të mysafirëve krahasuar me vitin e kaluar duke se kjo është larg realitetit, shkruan Ulqini Online. Në një shkrim të një ditë më parë se çka duhet përmirësuar që të shpëtohet ky sezon, një numër i madh i komentuesve, kryesisht nga Kosova, shprehen se kalimi me pasaporta i…

Lexo më shumë


Ministrja Gërvalla: Kosova dhe Mali i Zi kanë marrëdhënie jashtëzakonisht të mira

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla Schwarz, e ftuar nga homologu i saj malazez, Ranko Krivokapiq qëndroi të hënën në Podgoricë, ku folën për marrëdhëniet ndërshtetërore dhe për rrugën e përbashkët drejt integrimeve europiane. “Mali i Zi e njohu Kosovën dhe ne e konsiderojmë atë një nga vendimet e rëndësishme. Takimi i sotëm është rrjedhojë e kësaj, ku ne po kërkojmë rrugë të përbashkëta që do të na çojnë në Bashkimin Europian dhe në këtë kuadër Mali i Zi është një mik që dëshiron të ndihmojë Kosovën”, tha shefi i diplomacisë…

Lexo më shumë

Turistët serbë bllokohen në Valbonë, vdes njëri prej tyre

Gryka e Valbonës Një turist serb ka humbur jetën në Grykën e Valbonës. Ende nuk dihen detaje të tjera mbi ngjarjen por pritet zbardhja e shkaqeve të vdekjes së turistit. Ndërkohë sipas burimeve zyrtare policia e komisariatit të Tropojës së bashku me një grup shpëtimi të mbështetur edhe nga Kosova po shkojnë drejt vendit të ngjarjes. Ngjarja mendohet se ka ndodhur në vendin e quajtur “Gryka e Hapur”. Tropojë/Informacion paraprak Gjatë paradites, Salla Operative e Tropojës ka marrë njoftim nga një turiste serbe, se në vendin e quajtur “Maja e…

Lexo më shumë

Një burrë si Xhevdet Ferri, amaneti që la para se të mbyllte sytë

Xhevdet Ferri Ditët e fundit i kaloi në spital, duke u përballur me sëmundjen e rëndë.Në nderim të tij nuk pati asnjë ceremoni.  Kjo sipas vendimit të marrë nga vetë familja e tij. Xhevdet Ferri, para se të mbyllte sytë e të ikte nga kjo jetë, u kishte thënë familjarëve se nuk donte homazhe, sikurse ndodh në rastet kur vdesin njerëz të mëdhenj. Sipas raportimeve, varrimi ishte bërë në Sharrë pa shumë zhurmë. Ferri u ka hequr mundësinë personazheve nga politika e shumë të tjerëve të “përulen” para tij tani që…

Lexo më shumë

A fshihej Mit’hat Frashëri pas këtyre tri letrave të nënshkruara me pseudonimin “Adriatiku” dhe të botuara në “France-Orient”

Nga Aurenc Bebja Revista politike, ekonomike dhe financiare “France-Orient” ka botuar në gusht dhe dhjetor të 1921 si dhe në janar të 1922, tri letra të një autori me pseudonimin “Adriatiku” mbi rrjedhën e ngjarjeve politike dhe ekonomike asokohe në Shqipëri. Por kush mund të ketë qenë ky autor misterioz? Dyshimet e mia janë për Mit’hat Frashërin, të cilit e njëjta revistë i ka botuar në gjashtë mujorin e parë të 1922, katër letra (1 shkurt 1922; 10 prill 1922 / 10 prill 1922; 10 qershor 1922) me pseudonimet “Lumo Skendo” dhe “Sulo Kendom”. Pavarësisht këtij…

Lexo më shumë