Abazoviq pranon ftesën e Zelensky, kryeministri i Malit të Zi do të vizitojë Kievin

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka pranuar ftesën e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, që ta vizitojë kryeqytetin e Ukrainës – thuhet në një kumtesë të lëshuar nga kabineti i kryeministrit të Malit të Zi. Kujtojmë që Zelensky gjatë 9 qershorit ka realizuar një bisedë telefonike me Abazoviqin, të cilin e ftoi për një vizitë në Kiev, transmeton Telegrafi. “Siç është paralajmëruar, kreu i ekzekutivit Abazoviq do të iniciojë idenë për një vizitë të përbashkët në Kiev të kryeministrave të vendeve të Ballkanit Perëndimor, në veçanti të atyre vendeve…

Lexo më shumë

The New York Herald (1919) / Rezoluta e Këshillit të Shenjtë të Kishës Ortodokse Shqiptare të Amerikës drejtuar presidentit Wilson, baronit Sonnino dhe kryeministrave Lloyd George dhe Clemenceau

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 11 Qershor 2022 “The New York Herald” ka botuar, të martën e 1 prillit 1919, në ballinë, rezolutën e Këshillit të Shenjtë të Kishës Ortodokse Shqiptare të Amerikës drejtuar asokohe presidentit Wilson, baronit Sonnino dhe kryeministrave Lloyd George dhe Clemenceau, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : Shqiptarët ortodoksë duan t’i bashkohen shtetit të restauruar Shkresa mëposhtme u transmetua nga Bostoni nga komunitetet ortodokse shqiptare anembanë Shteteve të Bashkuara. Ajo formulon aspiratën e të gjithë…

Lexo më shumë

Shtetasit e Serbisë lejohen të hyjnë me letërnjoftim në Turqi

Anëtarët e Qeverisë së Serbisë miratuan një konkluzion, i cili u mundësoi qytetarëve të Serbisë dhe Turqisë që të kalojnë kufijtë shtetërorë të të dyja vendeve vetëm me letërnjoftim të vlefshëm biometrik. “Protokoli 1” u ka mundësuar qytetarëve të të dyja vendeve që të kalojnë kufijtë shtetërorë me letërnjoftim të vlefshëm biometrik, raporton b92. Marrëveshja u ra dakord me qëllim të përmirësimit dhe lehtësimit të lëvizjes së njerëzve dhe lëvizjes së mallrave, gjë që do të përmirësojë ndjeshëm marrëdhëniet ekonomike dhe të tjera midis dy vendeve. Thuhet se kjo është e…

Lexo më shumë

Ministri Gjeka u takua me përfaqësuesit e Këshillave kombëtare në Mal të Zi

“Popujt pakicë dhe komunitetet e tjera kombëtare pakicë në Mal të Zi kontribuojnë në stabilitetin, paqen dhe përparimin e Malit të Zi, kjo është dëshmuar shumë herë dhe do të vazhdojë të jetë e tillë,” tha Ministri i të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave Fatmir Gjeka në një takim me përfaqësuesit e këshillave të pakicave dhe të bashkësive të tjera kombëtare pakicë.Ministri Gjeka diskutoi me bashkëbiseduesit për sfidat aktuale, por edhe problemet me të cilat u përballën në periudhën e kaluar.Që nga themelimi i tyre, Këshillat kanë punuar për integrimin…

Lexo më shumë

Sa të lumtur e gëzuar, po aq edhe të emocionuar

Ndër nëntë paralelet me gjithsej 144 maturantë (pesë paralele me 98 maturantë të shkallës së katërt, dhe katër paralele me 46 të shkallës së tretë), të Shkollës së Mesme të Përzier “Beqo Bashiq” në Plavë, që këtë vit shkollor kryen shkollën e mesme, tetë në shkollën amë në Plavë, dhe një në paralelen e ndarë në Guci (gjenerata e tretë e maturantëve nga shkolla e këtij qyteti – 10 sish), janë edhe dy paralele me mësim në gjuhën shqipe: paralelja e drejtimit të gjimnazit me 22 nxënës – 9 vajza:…

Lexo më shumë