Ura e re Velipojë – Ulqin, parashikohet të kushtojë rreth 9 milionë euro

Velipojë – Ulqin Ura e re Velipojë – Ulqin mbi lumin Bunë parashikohet të kushtojë rreth 9 milionë euro, ndërsa do të shkurtojë distancën mes Velipojës dhe Ulqinit nga 73 km në vetëm 1 km. Projekti i cili do të finalizohet në muajin gusht, pritet të përfundojë brenda 18 muajve. Projekti u prezantua gjatë takimit të kryeministrit Rama me homologun e tij të Malit të Zi, Dritan Abazoviq në kuadër të punimeve të samitit të “Ballkanit të Hapur”, të mbajtur sot në Ohër. “Me projektin e urës se re do…

Lexo më shumë

Zëvendëskryeministrja malazeze takon shkrimtarin Kadare, shpreh admirimin për librat tij

Zëvendëskryeministrja e Malit të Zi, Jovana Maroviq, ka takuar shkrimtarin shqiptar Ismail Kadare. Maroviq që si duket është lexuese pasionante e krijimtarisë letrare të Kadaresë, ka publikuar një fotografi me shkrimtarin gjirokastrit. “Për Kadarenë, e vura në kornizë Plazhin e madh, Pallatin e Ëndërrave dhe dashurinë për të gjitha ato që ka shkruar”, ka shkruar ajo në rrjetin social Twitter.

Lexo më shumë

Abazoviq mohon se Mali i Zi po i bashkohet “Ballkanit të Hapur”

Abazoviq mohon se Mali i Zi po i bashkohet “Ballkanit të Hapur” REL Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, mohoi se shteti i tij po i bashkohet nismës rajonale, “Ballkani i Hapur”. Abazoviq po merr pjesë për herë të parë në takimet e kësaj nisme, që po mbahen në Ohër të Maqedonisë së Veriut. Por, prania e tij në këto takime është thënë se është në cilësinë e vëzhguesit. “Nuk po shkojmë në Ohër për t’iu bashkëngjitur ‘Ballkanit të Hapur’, por për të shprehur, së bashku me partnerët e…

Lexo më shumë

Mali i Zi del me komunikatë për ndalimin e aeroplanit të Lavrov

Ministria e Punëve të Jashtme të Malit të Zi ka dalur me reagim për ndalimin e kalimit të aeroplanit të Sergei Lavrov mbi qiellin e Malit të zi.  Aty thuhet se Mali i Zi është në përputhje 100% me politikën e jashtme të BE-së dhe nuk lejon fluturimin e aeroplanëve të Rusisë mbi territorin e saj.  “Qeveria e Malit të Zi në seancën e fillimit të prillit miratoi ndryshime në Vendimin për futjen e masave kufizuese ndërkombëtare të vendosura nga Këshilli i Bashkimit Evropian 2014/512/CFSP nga viti 2014, duke pasur…

Lexo më shumë

Bajram Begaj zgjidhet president i Republikës së Shqipërisë

Bajram Begaj sapo është zgjedhur president i Republikës së Shqipërisë me 78 vota pro, 4 kundër dhe `1 abstenim. Nga një përllogaritje të shifrave, duket se kemi rrjedhje të votës nga opozita, nëse sjellim në vëmendje 74 mandatet e PS dhe 3 të PSD. Ish-shefi i shtabit të Përgjithshëm Bajram Begaj do të jetë pasardhësi i Ilir Metës dhe të qëndrojë në krye të shtetit për pesë vitet e ardhshme. Gjeneralmajor Bajram Begaj ka lindur më datë 20 mars 1967, në Rrogozhinë. Në vitin 1989, gjeneralmajor Begaj ka përfunduar studimet…

Lexo më shumë