BBC: Në Dinoshë uji buron nga trungu i një mani 100-vjeçar

Çdo vit, në një livadh në Mal të Zi, mund të shihet uji që buron nga trungu i një mani 100-vjeçar. Fenomeni natyror në fshatin Dinoshë të Tuzit, është pamje spektakolare dhe e pazakontë për ata që kanë fatin ta shohin atë, shkruan BBC-ja të martën. Banorët thonë se çdo vit pasi të përfundojë dimri, trungu i manit kthehet në burim që rrjedh. Sipas tyre, ky fenomen zgjatë vetëm një ditë ose dy. Nuk ka ende ndonjë shpjegim se pse ndodh ky fenomen natyror, porse pamjet tregojnë një fushë të…

Lexo më shumë

Kjo është një nga skuadrat e para shqiptare që licencohet për Evropë

Skuadra shqiptare, Deçiqi i Tuzit, anëtar i elitës së futbollit malazez, licencohet për garat evropiane. Deçiqi po tregon lojëra të mira dhe aktualisht është në vend të tretë me 50 pikë pas 32 jave. “Në bazë të vendimit të komisionit për licencim të Federatës së Futbollit të Malit të Zi klubi ynë licencohet në garat për Kupat e UEFA-së!”, njofton KF Deçiqi. Skuadra shqiptare është prej më të organizuarve, duke iu falënderuar edhe punës së presidentit Pal Dreshaj.

Lexo më shumë

Zelensky për Shqipërinë: Të vegjël në hartë, por me zemër të madhe

residenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shpërndarë një mesazh në rrjetet sociale bashkë me videon e fjalimit të tij në Kuvendin e Shqipërisë.  Pasi foli në parlamentin shqiptar këtë të martë, Zelensky ka publikuar në Facebook një mesazh dedikuar marrëdhënieve Shqipëri-Ukrainë. “Dekada më parë, Ukraina dhe Shqipëria zgjodhën rrugën e demokracisë dhe integrimit evropian. Ne nuk devijuam nga kjo rrugë. Së bashku, ne jemi të përkushtuar për zhvillimin e lirisë dhe një Evropë të bashkuar. Dhe unë besoj se kur të vijë koha për të vendosur për anëtarësimin e Ukrainës…

Lexo më shumë

Kryeministri Dritan Abazoviq falë namazin e Fitër Bajramit, uron besimtarët me fotografi nga xhamia

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazvoiq ka uruar besimtarët mysliman me rastin e festës së Fitër Bajramit. Abazoviq u pa në xhami së bashku me qytetarët e Ulqinit ku falën namazin e Fitër Bajramit. Përmes një postimi në Facebook, Abazoviq ka uruar duke thënë që shpreson se “Bajrami të na frymëzojë me empati për ta bërë shoqërinë më tolerante”. “Reisi i Bashkësisë Islame, Rifat Fejziq dhe të gjithë ata që festojnë, dëshiroj ta mirëpresin me shëndet, shpirt të pastër dhe zemër plot duke përhapur vazhdimisht idenë e paqes dhe…

Lexo më shumë