Abazoviq merr vendimin e parë pasi u zgjodh kryeministër i Malit të Zi

Kryeministri i ri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, me anë të një statusi në Facebook ka paralajmëruar se duke filluar nga sot, mbledhjet e Qeverisë së kryesuar nga ai do të jënë të hapura për publikun. “Duke filluar nga sot, seancat e Qeverisë së Malit të Zi do të jenë të hapura për publikun. Duke rritur kështu transparencën e përgjithshme dhe duke forcuar besimin në institucionet e sistemit. Qytetarët duhet të jenë të përfshirë në tërësi në procesin vendimmarrës“, ka shkruar Abazoviq. Dritan Abazoviq u zgjodh kryeministër të mërkuren…

Lexo më shumë

Video e rrallë e babait sevdali të Dritanit: Si ia thotë këngës shqipe më 1989

Politikani malazez, shqiptari Dritan Abazoviçi, “njeriu i ditës” në Mal të Zi pas zgjedhjeve të para dy javëve, është bërë faktori më i rëndësishëm për formimin e qeverisë së re. Ulqinaku sot është zgjedhur kryeministër i Malit të Zi, nga deputetët e kuvendit të këtij shteti. Dihet pak për jetën private të 35-vjeçarit nga Ulqini, një student i Sarajevës, përveç faktit se vëllai dhe motra e tij janë mjekë të shquar. Disa muaj më parë, Dritan Abazoviç publikoi një video të babait të tij duke kënduar në një aheng në…

Lexo më shumë

Stamboul (1912) / Shkresa e Isa Boletinit për t’u ardhur në ndihmë shqiptarëve të Malit të Zi

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 29 Prill 2022 “Stamboul” ka botuar, të hënën e 26 gushtit 1912, në faqen n°2, shkresën e Isa Boletinit për t’u ardhur në ndihmë shqiptarëve të Malit të Zi, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : Në Mal të Zi Isa Boletini i dërgon nga Mitrovica shkresën e mëposhtme Ibrahim Pashës : “Malazezët dogjën fshatrat myslimanë përgjatë lumit Lim midis Akvës dhe Beranës. Banorët myslimanë të këtij rajoni janë objekt i sulmeve të vazhdueshme. Në pamundësi për…

Lexo më shumë

Shaip Kamberi konfirmon se ka fituar edhe një mandat në Kuvendin e Serbisë

Prijësi i koalicionit të Shqiptarëve të Luginës Shaip Kamberi, ka arritur të sigurojë edhe një mandat si deputet në Kuvendin e Serbisë. Këtë e ka konfirmuar vet ai duke thënë se ka arritur të marrë 679 vota. Kjo pas përfundimit të procesit të votimit në vendvotimin numër gjashtë në Tërnoc të Bujanocit. Ai tha se tani i ka 13 mijë e 697 vota. “Po, kemi marrë 679 vota që janë të mjaftueshëm për një mandat. Tash i kemi gjithsejt 13 mijë e 697 vota”- tha Kamberi për Klankosova.

Lexo më shumë

Dritan Abazoviq zgjidhet kryeministër i Malit të Zi

Në Cetinje sot është mbajtur seanca e Kuvendit, në të cilën deputetët kanë votuar për kryetarin e Kuvendit dhe për Qeverinë e 43-të e Malit të Zi. Në këtë drejtim, sipas mediave atje, përcjell Telegrafi, kryetare e Kuvendit të Malit të Zi është zgjedhur deputetja Danijela Gjuroviq. Për zgjedhjen e Gjuroviç votuan 45 deputetë, ndërsa tre ishin kundër. Ndërsa siç edhe ishte pritur, për kryeministër i vendit është votuar Dritan Abazoviq. Ndryshe, ky sesion tërhoqi shumë vëmendjen e publikut, ndaj ngjarja është pasqyruar nga mediat malazeze dhe rajonale. Sipas një njoftimi…

Lexo më shumë